Propozimi i 150 shkencëtarëve të Nobel: Për të kuptuar nëse një vaksinë funksionon, të spërkasim Covid në hundën e vullnetarëve

Propozimi i 150 shkencëtarëve të Nobel: Për të kuptuar nëse një vaksinë funksionon, të spërkasim Covid në hundën e vullnetarëve

"Infeksioni i qëllimshëm mund të shpejtojë zhvillimin e një vaksine." – Ky është apeli i 150 shkencëtarëve dhe laureatëve të çmimit Nobel, për të vëzhguar shpejt se sa krijohet imunizim efektiv

“Fillimisht një injeksion vaksine në krah. Pastaj një shiringë me Covid të sperkasë hundën. Të lejohen vullnetarët që të infektohen, me qëllimin e vetëm të përshpejtimit të kërkimeve për vaksinën antiCovid”

Ky është apeli i lëshuar nga 150 shkencëtarë, përfshirë 15 laureatë të Çmimit Nobeli dhe drejtorit të Institutit Kombëtar Amerikan të Shëndetit, Francis Collins, I cili u deklarua se "Është e vështirë të mendosh që ekonomia dhe shoqëria do të rikuperohen në mungesë të një vaksine"

Infeksioni i qëllimshëm duket në fakt si një "sfidë njerëzore", por një mënyrë e tillë në të kaluarën është përdorur për sëmundje të tilla si kolera, tifoja, gripi dhe ftohja. Por dy vjet më parë ‘sfida njerëzore’ u ndalua në rastin e vaksinës kundër Zikës, sepse u konsiderua tepër e rrezikshme.

Me koronavirusin nëpër këmbë, ideja u hodh përsëri në tryezë nga një editorial I revistës ‘Vaksina’, titulli i së cilës ishte "Sëmundjet e jashtëzakonshme kërkojnë zgjidhje të jashtëzakonshme" .

Disa ditë më vonë, 35 deputetë amerikanë i shkruan administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve (agjensia federale që miraton ilaçet e reja), duke i kërkuar asaj të autorizojë ngitjen e grupeve të vullnetarëve. Në qershor, OBSH-ja gjithashtu lëshoi ​​një direktivë për të kryer eksperimentin me sa më siguri që të ishte e mundur. Ndërkohë, një ëebfaqe e pavarur (1daysooner) ka mbledhur nënshkrimet e 30 mijë personave të gatshëm të përballen me virusin në emër të hulumtimit për vaksinën.

Nëse kjo do të realizohej, pas testimit vullnetarët do kthehen në shtëpitë e tyre duke vazhduar të qetë jetën e përditshme. Pas disa kohësh, studiuesit do kontrollojnë numrat: sa prej tyre kontraktuan virusin? Duke krahasuar të infektuarit e vaksinuar dhe të pa vaksinuar, mund të vlerësohet efektiviteti i imunizimit. Për të shkurtuar kohën e pritjes, dhe menjëherë të kuptojmë se sa mbrojtëse është vaksina, lindi ideja e infektimit të qëllimshëm, direkt në laborator.

Vullnetarët do të jenë kryesisht të rinj, të shëndetshëm dhe të informuar mirë. Atyre do t’u garantohet trajtimi më i mirë, në rast të rëndimit prej sëmundjes, duke iu garantuar gjithashtu përparësia në trajtim, në rast rreziku.

Në letrën apel te 150 shkencëtarëve thuhet se "Kjo do të përshpejtonte në masë të madhe zhvillimin e vaksinës dhe do të shpëtonte miliona jetë, si dhe do të nxiste ekonomitë e planetit".

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari

Kukës/ Ushtroi dhunë ndaj gruas, shpallet në kërkim 37-vjeçari