Ideja e fundit e Bashës: Dua zgjedhje të parakohshme, të bëhen bashkë me ato vendore në 2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është rikthyer tezës së zgjedhjeve të parakohshme. Ndërsa prezantoi programin e PD për bujqësinë me fermerë të Kosmacit në Shkodër, Basha lançoi idenë e tij më të fundit që bashkë me zgjedhjet vendore të qershorit 2019, të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndonëse nuk specifikoi arsyet apo rrethanat se pse vendi duhet t'i drejtohet kutive të votimit për Parlamentin e ri, kur mandati Kushtetues është ai i qershorit 2021.

Një test i madh po afron: vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhjet vendore, të cilat mund të jenë fare mirë në të njëjtën kohë kohë fare mirë edhe me zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme, do të jenë një shans i jashtëzakonshëm që ju të ushtroni të drejtën që keni për të vendosur se çfarë qeverisje doni. Unë jam këtu për t’ju komunikuar bindjen time se gjithë problemet mund të zgjidhen nëse ushtroni me mencuri zgjedhjen e drejtuesve të duhur si në nivel lokal edhe qendror.

Lulzim Basha, kryetar i PD

Në bashkëbisedimin me fermerët e fshatit Kosmaç në Vaun e Dejës, Basha tha se bujqësia sot është e braktisur nga qeveria. Njësoj si në Shkodër, Basha tha se edhe fermerët e myzeqesë vuajnë nga mungesa vëmendjes së institucioneve. "Jemi futur në një rreth vicioz. E blejnë pushtetin me lekë dhe e përdorin për të vjedhur më shumë. Në këtë rreth vicioz janë një grup pushtetarësh që përfitojnë, por humb i gjithë populli. Në asnjë vend nuk janë braktisur fermerët si në Shqipëri, ka qeveria e Edi Ramës, as Kosova, sheti më i ri, as Bosnja se Maqedonia jo e jo “Këtu vij për herë të parë, por paska disa ngjashmëri me Myzeqenë, e kam vizituar disa herë. Kushtet klimaterike janë të favorshme, tereni është i favorshë, kultura e punës është e mirë, prodhimi i bollshëm. Por ka dy probleme, problemi i parë që nuk ka asnjë lloj mbështetje financiare nga shteti dhe problemi i dytë, aksesi në treg jo vetëm nuk ndihmohet, por pengohet nga shteti dhe mungesa e vëmendjes shtetërore”- tha Basha.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben Tironci: 24/10/2018 19:10

    Me 36 gusht kur te piqen rrushto o kalamon.

    Përgjigju
  • Highlanderi: 24/10/2018 19:09

    Basha kerkon nje lepirese. Them tja plotsojme deshiren.

    Përgjigju
  • Tirona: 24/10/2018 16:09

    Pirxh pirxh se lirohesh Lulush.Sa po vun per karrige o Baboooole.

    Përgjigju
  • Populli: 24/10/2018 15:32

    Kur tefutesh andej nga kini dale si ti dhe sali terbimi!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja