Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht

Propozimi i Berishës që hap dosjet e korrupsionit të qeverisë Meta 2000-2002, 'Ligjet' japin 'OK’, kërkohet mendimi i qeverisë, Partia e Lirisë hesht

Ilir Meta dhe Sali Berisha

Disa ditë më parë, kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i bëri thirrje opozitës për bashkëpunim për miratimin e një pakete ndryshime në disa ligje që janë pjesë e paketës së reformës në drejtësi. Në Kuvend janë propozuar nga opozita tre projektligje për disa ndryshime të rëndësishme në Kodin Penal, nisma të cilat janë prezantuar në Komisionin e Ligjeve në 27 mars 2023. Përfaqësuesit e mazhorancës janë shprehur parimisht pro ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal, por kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka ka theksuar se duhet të merret mendimi i qeverisë dhe se në Ministrinë e Drejtësisë është ngritur një grup pune për Kodin e ri Penal.

Projektligji i propozuar nga deputetja e PD-së, Ina Zhupa synon rritjen e ndëshkimit të kanosjes dhe dhunës ndaj gazetarëve. Projektligji i propozuar nga Partia e Lirisë parashikon heqjen e përgjegjësisë penale për tubimet pa leje. Nisma e tretë, e cila mund të sjellë pasoja të paparashikueshme dhe stuhi politike në Shqipëri, është propozuar nga një grup deputetësh të opozitës me në krye Sali Berishën. Projektligji parashikon heqjen e kohës së parashkrimit për ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit, për një grup pushtetarësh dhe ish pushtetarësh.

Nisma ligjore shton një fjali në nenin 67 të Kodit Penal, me këtë përmbajtje: "Nuk i nënshtrohen parashkrimit, veprat penale dhe akuzat penale të korrupsionit dhe të krimit te organizuar, kundër kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Bashkisë Tiranë, drejtuesit e institucioneve qendrore përgjegjëse për prokurimet publike dhe koncesionet, si dhe ish-funksionarëve të sipërpërmendur. Kjo dispozitë i shtrin efektet e saj deri në date 31.12.2037". 

Duke përfshirë ish-funksionarët, propozimi atakon aleatin e Sali Berishës, Ilir Metën, katër herë, pasi Meta ka mbajtur postin e kryeministrit, zëvendëskryeministrit, ministrit, kryetarit të Kuvendit. Ndryshimi i propozuar në Kodin Penal, nëse miratohet nga Kuvendi, mundëson hapjen e dosjeve të korrupsionit të pretenduar nga Sali Berisha, edhe gjatë qeverisjes Meta, në periudhën 2000 deri në 2002. Denoncimet e forta dhe të rënda të Berishës për korrupsionin e pretenduar sidomos gjatë qeverisjes Meta, do të ishin një indicie për SPAK, për të hapur dosjet.

Nisma ligjore lexohet si një kërcënim i Berishës ndaj Metës dhe të vetëve, pasi për hetimin e korrupsionit dhe krimin e niveleve të larta, të pretenduar pas vitit 2013, SPAK nuk ka asnjë pengesë ligjore sot për të hapur çdo dosje. Mbetet për t’u parë qëndrimi i qeverisë ndaj kësaj nisme ligjore dhe nëse opozita do ta kushtëzojë votën për paketën e ndryshimeve me këtë propozim. Kujtojmë që Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën nuk ka mbajtur asnjë qëndrim për këtë projektligj.

Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Ligjeve, deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi tha se “ne gjykojmë se parlamenti nëpërmjet diskutimit, debatit dhe aprovimit të kësaj dispozite është përpara një procesi shumë të rëndësishëm, që të tregojë vullnetin për të luftuar korrupsionin, duke hequr çdo lloj mburoje. As imuniteti kushtetues nuk vlen më, por nuk do të vlejë më as mbrojtja procedurale, të paktën për një periudhë të caktuar, për Kryeministrin, për zëvendëskryeministrin, për ministrat, për Kryetarin e Kuvendit, për kryetarin e Bashkisë dhe për të gjithë ata përgjegjës të institucioneve publike që menaxhojnë para publike në koncesione dhe prokurime publike, sepse pikërisht ata janë plaga e kësaj shoqërie”.

Propozimi i Berishës heqjen e parashkrimit për korrupsionin

Propozimi i Berishës heqjen e parashkrimit për korrupsionin

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve

Diskutimi në Komisionin e Ligjeve

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)