Propozimi i Braçes tek ‘Ekonomia’: Grumbulluesit t’i paguajnë detyrimet brenda 60 ditëve! Spaho: Nisma e mirë, skeptikë nëse Tatimet do jenë efikase

Grumbulluesit dhe eskportuesit duhet të paguajnë detyrimet financiare ndaj fermerëve brenda 60-ditëve, ndryshe do të aplikohen kamatvonesa. Ky është thelbi i ndryshimit ligjor të propozuar nga deputeti Socialist Erion Braçe që u mbështet edhe nga opozita në Komisionin e Ekonomisë, por edhe nga strukturat qeveritare. Sipas Braçes, ndryshimi ligjor mbron fermerët dhe bujqit përballë grumbulluesve dhe eskportuesve që nuk paguajnë në kohë detyrimet duke rënduar gjendjen ekonomike të fermës. Për pasojë prodhuesit bujqësor zhyten në borxhe te kompanitë nga ku marrin imputet bujqësore.

“Në Divjakë, fermerët nuk kanë marrë ende paratë e shalqinit të shitur në majin e shkuar. Ndërmjetësit po shkatërrojnë tregun. Grumbullues që nuk eksportojnë, por grumbullojnë për hesap të eksportuesit. Këta, ndërmjetësit ngrenë çmimet në fund fare, se edhe ai që eksporton duhet ta justifikoj çmimin, janë ndërmjetës thuajse inekzistent për organet fiskale. Qumështi nuk përpunohet pas tre ditësh, por ditën që grumbullohet, por pse s’kryhet kjo pagesë? Këtu jemi te abuzimi total.  Kjo ka prishur konkurrencën. Mos dokumentojnë paratë, abuzojnë me firot. Gjithçka dëmton bujkun”, tha Braçe.

Duke mbrojtur në komision nismën ligjore Braçe tha se synimi është të formalizojë të gjithë tregun

“Çfarë bëjmë me këtë nisëm, shkojmë te interesi i bujkut, shitet prodhimi me kontratë dhe merr paratë brenda një afati që është shumë më i shkurtër, nga 30-60 ditë. Kjo detyron dhe grumbulluesit të mbajnë kontrata të rregullta me kompanitë ku eksportojnë apo shesin, pasi sot çdo porosi bëhet me telefon, jo me kontratë”, tha Braçe.

Deputeti i opozitës Edmond Spaho, vlerësoi nismën e Braçes, por u shpreh skeptik nëse do të ketë vullnet nga organet tatimore për zbatimin e tij.

“Kjo është kompetencë totalisht e organeve tatimore. Shumë mirë që Ministria e Bujqësisë e mbështet këtë rregullim të marrëdhënieve mes palëve, por duhet ministria e finanacve ta zbatoj. Unë kam shqetësim dhe për frigoriferin në Korçë. Kjo që thotë brace është që të gjithë janë në kurriz të bujkut…”, tha Spaho.

Por pavarësisht dakordësisë për ndryshimet ligjore, ngacmimet nuk munguan.

“Nisma e mirë, por kemi frikë se duke mbështetur Braçen, i prishim punë tek partia…”, tha Bujar Leskaj.

“Si kuptoj këto ndërhyrje, por sdo katandisemi si ju, mos ki merak. Merru me hallet e partisë tuaj…”, tha Eduard Shalsi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Nisma e deputetit Leskaj te 'Ekonomia': Dëmet ekonomike në institucione të paguhen nga firmëtarët! Jo më zvarritje në gjykatë

Në komisionin e Ekonomisë u diskutuan edhe dy nismat e Deputetit të Partisë Demokratike Bujar Leskaj. Nisma e parë parashikonte që punonjësit e administratës me veprimin e tyre nga pakujdesia, me dashje apo pa dashje, bënë një vlerësim të gabuar, duke shkaktuar dëm financiar për shtetin, ta dëmshpërblejë vetë përmes pagesës dhe të mos ketë zvarritje nëpër gjykata.

Dëmi paguhet deri në një afat 10 vjeçar, në varësi dhe të madhësisë financare të dëmit. Në ligj parashikohen dhe modalitetet e kësaj page. Deputetet e PS shprehen se nisma është pozitive, por ka paqartësi.

Një pikë që nuk është pranuar nga PS është që përgjegjësia ndahet e barabartë, përgjegjësi kolektive. Po ashtu, duhet parë se si veprohet kur dëmi nga pakujdesia, pa dashje, të jetë aq i madh sa nuk shlyhet dot as për 10 vite nga punonjësi i administratës...

Në komision u përmend sërish "pastruesja Rozeta". Sipas deputetit të PD Spaho, kjo parandalon dhe pastrueset të fusin duart.

“Kush dëmton shlyen! Është praktikë ndërkombetare...”, tha Spaho.

Nisma e dytë është për Autoritetin e Konkurrencës. Leskaj kërkon që autoriteti i Konkurrencës te japë më shumë transparencë për kompanitë e kontraktuara nga shteti për pune publike, duke furnizuar deputetët edhe me informacione sensitive. Por kjo u refuzua nga Autoriteti si nisëm.

Ora 11:30
Ngacmimet tek 'Ekonomia', Leskaj: Nisma e mirë, kemi frikë se i prishim punë Braçes te partia! Shalsi: Pa merak se nuk katandisemi si ju

Pasi mori pëlqimin në parim nga Komisioni i Ekonomisë, pr/ligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 48/ 2014 “Për pagesat e vonuara në detyrimet kontraktore e tregtare” do të kalojë dhe në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Veprimtarisë Prodhuese, përpara se të marri vulën në seancë plenare.

Por pavarësisht dakordësisë për ndryshimet ligjore, ngacmimet nuk munguan.

“Nisma e mirë, por kemi frikë se duke mbështetur Braçen, i prishim punë tek partia…”, tha Bujar Leskaj.

Ndërsa deputeti i PS, Eduard Shalsi tha: “Si kuptoj këto ndërhyrje, por s’do katandisemi si ju, mos ki merak.”

Ora 11:01
Braçe: Abuzohet totalisht për nevojat e tregut të brendshëm! Përpunuesit në garë për të faturuar më pak, kjo dëmton bujkun

Erion Braçe insiston se ka abuzime kur ka nevoja të tregut të brendshëm dhe merr shembull qumështin që s’duhet të përpunohet pas 3 ditësh por sapo mblidhet. Po ashtu shpjegon se përpunuesit janë në garë për të faturuar sa më pak pasi funksionojnë pa dokumente ligjore, por kjo e dëmton bujkun.

“Është shumë e vështirë që kompanitë e eksporteve, të dëshmojnë me kontratë ligjore me blerës të ndryshëm. Me shumicë dërmuese, kompanitë e eksporteve funksionojnë me telefon. Nuk ka kontratë ligjore. Nuk funksion marrëdhënie në eksport në një kontratë ligjore. Kompanitë kanë humbur para po ashtu si bujqit. Se dhe në Lituani thonë gjysma e kamionit ishte i dëmtuar dhe paguan gjysmën e mallit.

Ne momentalisht nuk kemi një deficion se çfarë është grumbulluesi. Ajo që nuk kuptoj unë dhe është abuzim kur ndodh për nevoja të tregut të brendshëm. Qumështi s’mund të përpunohet pas 3 ditësh, por ditën që mblidhet. Këtu hyjmë në territor abuzimi totalisht. Grumbulluesi nuk është i interesuar të presë faturë sepse diferenca që ka në TVSH e dërrmon edhe atë. Po flas për përpunimin e produkteve blegtorale. Nuk janë të gjitha kompanitë në këtë gjendje. Ka biznese të vogla që funksionojnë pa asnjë dokument ligjor, qoftë në respekt të organeve ligjore. Kompanitë e përpunimit janë në një garë se kush faturon më pak. Duhet secila të minimizojë humbjen që vjen nga skema e TVSH-së. Kjo i shtyn të gjithë që të ndjekin të njëjtën linjë dhe dëmton bujkun”, tha Brace.

Ora 10:38
‘Ekonomia’/ Braçe: Të kryhen kontrata me fatura mes grumbulluesve dhe fermerëve! Kush s’plotëson detyrimet brenda 60 ditësh, të paguajë me kamatvonesë

Deputeti i PS, Erion Braçe ka renditur vështirësitë me të cilat përballen bujqit për shkak të vonesave në pagesë prej grumbulluesve.

Në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kërkon që mes kompanive të grumbullimit dhe fermerit të ketë kontrata të rregullta dhe fatura tatimore me TVSH me qëllim që të jenë të detyruar që brenda 30-60 ditëve të paguajnë detyrimin, në të kundërt pagesa do të kryhet me kamatvonesë.

Po ashtu kërkon dokumentim të situatës aktuale në mënyrë që bujqit të mos vuajnë më nga vonesa e pagesave.

“Mallrat pa faturë nga bujku te kompanitë e grumbullimit, qarkullon pa faturë zyrtare të njohur nga autoritetet ligjore të vendit. Kur veçanërisht kompanitë e eksportit dhe kompanive të tjera, që nxjerrin eskport, apo që nxjerrin në treg, plotësojnë fatura, që nuk korrespondojnë me as me cilësinë, as çmimin…etj. Pasoja e kësaj marrëdhënie informale në treg bije mbi bujkun. S’ka faturë për mallin, gjen dëftesa dore që u jepen bujkut në dorë për ët pritur kohën për të marrë paratë e tija. Nuk përcaktohet as pesha, as cilësia, as çmimi, ditën kur malli është dorëzuar.

Ka vonesa të mëdha që shkojnë jo me javë por me muaj të tërë për pagesat e bujkut dhe mbi të gjitha një situatë e tërë mashtrimi për bujkun. Kur nuk i reflektohet sasia e madhe, as cilësia dhe çmimi në ditën e shitjes së produktit, kjo ka sjellë vështirësi me bujkun prodhues. Paratë që merren nga një cikël prodhimi janë të domosdoshme për të garantuar vijimin e një cikël të ri prodhimi.

Mungesa e parave bën që bujku të hyjë në zinxhir borxhi, të domosdoshme për një cikël prodhimi. Është një zinxhir i tërë që nis këtu dhe zhvillohet si një zinxhir borxhesh. Elementi tjetër shqetësues është konkurrenca e kompanive të grumbullimit. Tregu është deformuar në mënyrë të hapur. Ka grumbullues shumë të mëdhenj që vijojnë të punojnë me prodhimin e bujkut ashtu siç ka kompani të tjera që punojnë me lekë në dorë dhe janë vështirësi nga një konkurrencë e pandershme. Të tjerët vendosin çmime normale tregu që i paguajnë në çast në kushte informaliteti dhe në mashtrim të plotë. Kjo konkurrencë godet bujkun. Ky vit që u mbyll duke u nisur nga cikli i pare i prodhimit në tregjet ndërkombëtare ka pasur çmime të larta ndërsa këto për bujqit janë njësoj si viti më parë. Zona e Divjakës nuk ka marrë ende paratë e shalqinit që ka shitur në maj e qershor.

Duhet të ketë formalizim për kontratë mes bujkut dhe grumbulluesit dhe ligjërim të transaksionit përmes një fature që sot nuk ekziston. Kjo bën që bujku të mbrohet. Po ashtu duhet të ketë fotografim të situatës aktuale për të verifikuar dhe dokumentuar situatën aktuale. Duhet mbrojtur bujku dhe prandaj ky ligj bën të detyrueshme që grumbulluesit apo përpunuesit të kenë kontrata ligjore dhe fatura ligjore që dokumentojnë transaksionin në kohë reale dhe detyron palët ta bëjnë të pagueshme brenda 30-60 ditëve dhe më pas kalon në kamat vonesa pas këtij afati dhe interesat përkatëse”, tha Braçe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia