Egjipti ka përsëritur qëndrimin e tij për dënimin e sulmeve iraniane në Gjirin Persik dhe në konsultim me Arabinë Saudite, Katarin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreinin, Omanin dhe Gjermaninë, thekson nevojën për të "zhvilluar një vizion të ri dhe gjithëpërfshirës për sigurinë rajonale, në bashkëpunim me partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë".

Sipas mediave të huaja, ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelatty, deklaroi gjatë bisedimeve se përparësi duhet t'i jepet sigurisë kombëtare arabe, aktivizimit të Marrëveshjes së Përbashkët të Mbrojtjes Arabe dhe formimit të një force të përbashkët arabe, "duke e konsideruar këtë si garancinë e vetme për ruajtjen e sigurisë dhe sovranitetit të shteteve arabe përballë kërcënimeve aktuale".

Gjatë bisedave telefonike këtë mëngjes, Abdelatty përsëriti qëdrimin e Egjiptit për sulmet e fundit, veçanërisht për atë kundër portit të Salalah në Sulltanatin e Omanit, si dhe ato kundër Katarit dhe rajonit të Gjirit në përgjithësi.

Ai shprehu "refuzimin kategorik të Egjiptit ndaj agresionit të vazhdueshëm të Iranit" dhe theksoi nevojën për "një ndërprerje të menjëhershme të këtyre veprimeve, të cilat shkelin hapur ligjin ndërkombëtar dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mojtaba Khamenei jep mesazhin e parë: Vijojmë me bllokimin e Hormuzit! Shpërthim i fuqishëm në impiantin bërthamor iranian të Fordow