Bota është në mes të një krize të jashtëzakonshme të emigrantëve. Rreth 60 milionë njerëz janë zhvendosur nga banesat e tyre duke jetuar në kushte të këqija.

Por, është dikush që mendon se mund ta zgjidhë këtë krizë. Ai nuk është politika dhe as akademik si dhe nuk punon për çështjen e refugjatëve.
 
Ai në fakt është një miliarder i pronave të paluajtshme në SHBA. Sipas Janos Buzi bota duhet të krijojë një shtet të ri ku të jetojnë refugjatët.

“Është tronditëse për mua që askush nuk flet për këtë zgjidhje”, shprehet Buzi për Shtetin e Refugjatëve.

“Ideja është se nëse u japim një vend për të jetuar, të paktën do të kenë një vend ku të jetojnë të sigurt ku të lejohen të jetojnë dhe punojnë si gjithë të tjerët”.

Krijimi i një shteti të ri të pastër për refugjatët mund të duket si diçka fantastiko shkencore, por Buzi sjell shembullin e Izraelit, vend i krijuar për hebrenjtë pas Luftës së Dytë Botërore. “Izreali në thelb u themelua si një shtet refugjatësh”, shkruan ai.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)