Propozimi i qeverisë për Boden në Bankën e Shqipërisë, Braçe: Fillimisht do t'i nënshtrohet procedurës parlamentare

Deputeti socialist Erion Braçe, në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Ekonomisë, krahas kërkesës së shtruar ndaj grupeve parlamentare që këto të fundit të vihen në lëvizje, ka komentuar edhe propozimin e qeverisë për ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode, për të qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Braçe, i cili duhet të dëgjojë tre kandidaturat e propozuara nga Kuvendi dhe tre nga qeveria, kërkoi që grupet parlamentare të vihen në lëvizje pasi sipas tij, deri më tani, nga Kuvendi nuk ka lëvizje.

“Shqetësimi im më i madh tani është funksionimi i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, i cili duhet të marrë vendime çdo muaj. Kemi pasur mbledhje grupi pak më herët, kam thënë të njëjtën gjë atje dhe do të vazhdoj të insistoj fort që deputetët të jenë të përgjegjshëm, qofshin këta të pozitës, qofshin këta të opozitës, pavarësisht pozicionit që kanë marrë përkundrejt Kuvendit që të bëjnë propozime sa më parë të jetë e mundur. Bëhet fjalë për Këshillin Mbikqyrës të BSH, i cili në rang nuk është Këshilli Mbikqyrës i një bordi të kullimit”, tha Braçe, duke marrë parasysh se personat që kanë shprehur interes duhet të marrin 28 firma deputetësh për t’u zyrtarizuar si kandidatë.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë tha më tutje se propozimi i qeverisë për ish-ministrin demokrat të Financave, Ridvan Bode, për të qenë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, do të duhet të kalojë fillimisht të gjithë procedurën e nevojshme parlamentare.

“Nëqoftëse jeni mësuar me faktin që ai që propozohet u bë, e keni gabim. Në këtë komision ka ndodhur që janë rrëzuar edhe mbi 20 kandidatura, mbi 20 në grup, njëri pas tjetrit, individualisht për institucione të rëndësishme, kështu që vlerësim për asnjë individ unë nuk kam, vlerësimin e bën Komisioni i Ekonomisë dhe Financave dhe pastaj deputetët me votë në seancë plenare”, sqaroi Braçe.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë