Dalin 6 emrat për Këshillin e BSH/ Rama propozon Boden dhe gruan e Tavos, Mima i hap rrugën Dukës në Kuvend

REPORT TV zbardh gjashtë emrat e propozuar nga qeveria dhe parlamenti për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Emrat që qeveria i ka dërguar parlamentit për votim janë; Ridvan Bode, Suela Popa dhe Edlira Luçi. Mes tre emrave të propozuar nga qeveria tërheq vëmendjen ai i ish-ministrit të Financave në 8 vitet e qeverisë 'Berisha', Ridvan Bode, i cili është tërhequr nga politika aktive pas përjashtimit që i bëri kryetari i PD, Lulzim Basha nga listat e zgjedhjeve të 2017. Suela Popa është gruaja e deputetit të LSI-së, Vangjel Tavo. Ajo ka qenë drejtoreshë e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, AZHBR-së, ndërsa Edlira Luçi është shefe e departamentit te Financës te Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.

Ndërkohë që tre emrat e propozuar nga parlamenti janë; deputeti i PD, Florion Mima, dekani i Juridikut Artan Hoxha dhe Arben Malaj, që propozohet për një mandat të dytë në Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Nëse Florion Mima do të votohet nga parlamenti atëherë do i hapë rrugë kreut të PAA, Agron Duka për të hyrë në parlament, pasi është emri i katërt në listën e PD-së në qarkun e Durrësit. Emrat pritet që të votohen nga Kuvendi, ndërsa opozita e ka bojkotuar prej sesionit të ri parlamentar. Mandati i anëtarëve të Këshillit të BSH është 7 vite.

Vendimi i qeverisë me tre emrat e propozuar për Këshillin e Bankës së Shqipërisë

Sipas ligjit të Bankës së Shqipërisë, të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mbështetur në propozimet e bëra si më poshtë: pesë anëtarë propozohen nga Kuvendi (aktualisht vakanca është për tre); tre anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave dhe një anëtar propozohet nga Këshilli Mbikëqyrës.

Deri në zgjedhjen e anëtarëve të rinj Banka e Shqipërisë ndodhet në ngërç, pasi Këshilli Mbikqyrës nuk mund të marrë vendime, njësoj si Gjykata Kushtetuese, apo Gjykata e Lartë. Në datë 21 nëntor dështoi për të dytën herë brenda 14 ditësh mbledhja normale e Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë, pasi ka vetëm 3 anëtarë, ndërsa 6 të tjerëve u ka mbaruar mandati dhe që duhet të zgjidhen nga Kuvendi (lexo këtu).

Lista emërore e aplikantëve për Këshillin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë
1. ALBA QIRJAZI
2. ALBANA DHIMITRI
3. ALEKO POLO
4. ARBEN ZIBRI
5. ARJETA ABAZI
6. ARTAN CELO BORAJ
7. ARTUR RIBAJ
8. AZMI STRINGA
9. BARDHYL CEKU
10. BRUNILDA DURAJ
11. DENADA PRIFTI
12. DRINI IMAMI
13. EDLIRA LUÇI
14. ELA GOLEMI
15. ELIRA KOKONA
16. ELONA GJIKA
17. ELVIN MEKA
18. ELVIS CIBUKU
19. ELVIS PONARI
20. ELVIS ZERVA
21. ERGYS MISHA
22. ERMIR HAJDINI
23. FATMIRA KOLA
24. FLUTURA VEIPI
25. INES MUÇOSTEPA
26. INGRID BUÇKA (SHULI)
27. MAJLINDA DEMKO (GJATA)
28. NAJADA XHAXHA
29. NIKOLLAQ PANO
30. OLTION RRUMBULLAKU
31. PANDI MADHI
32. REDIH LLESHI
33. REZARTA BITRI
34. RIDVAN BODE
35. SEIMIR ELBASANI
36. SUELA POPA
37. VISAR MALAJ
38. VJOLLCA BRAHO

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • arta: 26/11/2018 12:23

    Zonja Luci eshte shoqja e Sokol Krajes (ish Drejtori i Pergjithshem i Doganeve ne kohen e Fatos Nanos). Gjithashtu motra e zv. Ministrit te Financave.

    Përgjigju
  • Shpiiifjeeee: 24/11/2018 17:30

    Qe nga mbiemrat kuptohet se cfare behet ne kete megabordello hahahaha

    Përgjigju
  • Grabisin bashke: 24/11/2018 17:16

    Akoma se keni kuptuar qe kto jane hale te gjithe nje bande hajdutesh.Bejne teater per budallejnte qe i besojne akoma kto pisa

    Përgjigju
  • Agimi: 24/11/2018 16:35

    akoma do vashdoj shqipetia me keta , ridvan bode hajdut dhe pazarxhi, suela popa njifet nga te gjith qe gjith diten merrej me pazare, flotian mima pa asnje lidhje me financat

    Përgjigju
  • Leka: 24/11/2018 14:46

    Na cudite me keta kandidatura qe ke muratuar. Turp!...

    Përgjigju
  • Faik: 24/11/2018 14:31

    O Kryeministër , prandaj të Votuam ne ty , për tju dhënë POSTE Drejtuese Ish Ministrave HAJDUTË dhe KRIMINELË të PD KRIMIT , që e kanë Vendin në BURG ! Zgjidhe BODE Hajdutin dhe 14 VOTA të Familjes time NUK i merr kurrë më ! ABSTENOJ dhe kam për ti Përbuzur VORIMET e Radhës ! Më mirë shkoj dhe Pi një Kafe ditën e VOTIMEVE, NUK Votoj .

    Përgjigju
  • AAA: 24/11/2018 13:24

    Kjo e azhbr ka vjedhur me thase kur ishte ne detyre. Te flasin ata qe kane aplikuar per grante per bujqesine. Tarifa = 50%, pa filluar pune

    Përgjigju
  • Kertusha: 24/11/2018 13:17

    Thuhet se Ridvan Bode e Florian Mima do te jene ne ndjekje penale. A eshte e vertete apo eshte loje politike?...

    Përgjigju
    • Jola: 24/11/2018 17:22

      Me perjashtim te Arben Malaj qe eshte i fushes te tjeret jane kontabilista.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë

Sondazhi/ Mbyllja e TikTok, 81% e shqiptarëve pro vendimit të qeverisë