Propozimi i SHBA për Liqenin e Ujmanit, Kurti: I qëndroj mbrapa çdo deklarate! Dialogu Kosovë-Serbi do jetë kapitull i ri

Propozimi i SHBA për Liqenin e Ujmanit, Kurti: I qëndroj mbrapa çdo deklarate! Dialogu Kosovë-Serbi do jetë kapitull i ri

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se qëndrojnë prapa çdo deklarate të bërë nga ana e tyre për liqenin e Ujmanit dhe se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të ketë një kapitull të ri.

“Negociatat kanë përfunduar me shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe opinionin këshillues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Dialogu që zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë do të ketë kapitull të ri. E kemi pasur deri më tash një takim, sipas të gjitha gjasave do të kemi edhe një takim tjetër. Mirëpo ne do të dakordohemi një herë për agjendën në mënyrë që ta hapim kapitullin e ri të dialogut. Ndërkaq sa i përket liqenit të Ujmanit ne qëndrojmë prapa të gjitha qëndrimeve tona që i kemi thënë deri më tani. Ndërkaq raporti më i ri që ka dalë, para se të flasim ne, duhet ta lexojnë dhe studiojnë ekspertët tanë profesionistë”, ka deklaruar ai.

I pyetur së çfarë mendon për p[ropzimin e publikuar nga SHBA, Kurti u shpreh se akoma nuk e ka lexuar, por me këtë duhet të merren njëherë ekspertët. 

“Për besë gjatë ditës nuk kam arritur ta lexoj, porsa ta lexojnë ekspertët tanë, profesionistët”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Kurti është pyetur edhe nëse do te diskutohet për ndarjen dhe shfrytëzimin e përbashkët të liqenit të Ujmanit.

“Nuk besoj që duhet t’i bëjmë tre hapa përnjëherë. Ndonëse një gjë e tillë nuk është e mundur. Dialogu do të ketë kapitull të ri, duhet të dakordohemi për agjendën, tre hapa përnjëherë si bëjmë dot”, tha Kurti.

Ditën e djeshme ambasada e SHBA publikoi raportin e propozuar nga Departamentit amerikan i Energjisë për zgjidhjen e çështjes që shqetëson Kosovën dhe Serbinë mbi ndarjen e liqenit të Ujmanit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • karadakliu: 26/06/2021 09:12

    Dialog u Kosove-Serbi, nuk eshte kapitull i ri,Eshte historikisht dalogu me i vjeter qe kap dekada e shekuj.Mos te harrojme Rambujen,Konfernce nderkombetare per dhe rreth Kosoves me Serbine.Pas luftes kemi disa forma e menyra bisedimesh Kosove-serbi,Dielli as nuk ka lind me ndoken para jush e as me ju tash.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen