Propozimi i Trump për të luftuar uraganet: Do t'i shkatërrojmë me armë bërthamore

Propozimi i Trump për të luftuar uraganet: Do t'i shkatërrojmë me armë bërthamore

Sugjerimi i Presidentit amerikan Donald Trump për uraganët është drastik.

“Uraganët që godasin çdo vit Amerikën, fillojnë të formohen në brigjet e Afrikës. Ndërsa ata lëvizin përtej Atlantikut, ne do të hedhim bombë atomike në sytë e cikloneve dhe do t’i shkatërrojmë ato para se të prekin tokën. Pse nuk mund ta bëjmë këtë?

Sipas faqes së informacionit Axios, Trump e ka propozuar idenë gjatë një takimi me zyrtarët kryesorë të sigurisë kombëtare të mbledhur për të diskutuar për këtë temë.

Duke cituar burime anonime të pranishme në mbledhje, Axios raporton se përgjigja e një zyrtari kishte qenë "Ne do të merremi seriozisht me propozimin tuaj".

E njëjta zgjidhje nga ana e Trump ishte propozuar në vitin 2017. Një shënim i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dy vjet më pare, raporton termin "bërthamor" në lidhje me një bisedë midis presidentit dhe një zyrtari të lartë.

Ideja e bombës atomike kundër uraganeve ishte hipotezuar, për herë të parë, nga shkencëtarë nga institucionet qeveritare në vitet 1950, nën Presidentin Dwight Eisenhower. Propozimi vazhdon të dalë herë pas here, megjithëse shkencëtarët tani janë dakord se nuk do të funksiononte.

Në një artikull i National Geographic, me titull Nuking Hurricane, shkruhet se: Historia surprizuese e një ideje vërtet të keqe, e zhvilluar menjëherë pas zgjedhjes së Trump në vitin 2016. Ideja për të shkatërruar një ciklon në sy është "një mendim tërheqës, veçanërisht kur gjatë sezonit të uraganëve ne jemi të detyruar të përballemi me shkatërrimin e pamasë që shkaktojnë këto stuhi "por Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës e ka shprehur qartë se “kjo nuk është një ide e mirë ".

Shtëpia e Bardhë fillimisht nuk pranoi të komentojë raportin Axios. "Ne nuk i komentojmë diskutimet private që presidenti mund ose nuk mund të ketë pasur me ekipin e tij të sigurisë kombëtare." Por Trump në Twitter menjëherë e mohoi. "Lajmet e raportuara nga Axios janë qesharake. Unë kurrë nuk e kam thënë këtë. Thjesht të rejat janë FAKE NEWS!"

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja