Propozimi për ndryshimet në Statut/ Kadilli në Report Tv: PD nën drejtimin e Bashës edhe më keq se në kohën e Berishës! Demokratët po lidhin partinë me figurën e të dyve!

TIRANË- Fatbardh Kadilli tha se PD-ja nën drejtimin e Sali Berishës ka qenë keq, por situata është përkeqësuar edhe më shumë me ardhjen e Lulzim Bashës, që sipas tij, e ka mbyllur partinë. Ajo që e bën më të rëndë situatën në selinë blu, për Kadillin, është se demokratët e identifikojnë partinë, logon e saj, me Sali Berishën dhe më pas me Lulzim Bashën. E pikërisht nisur nga kjo, Kadilli tha se ka marrë spunto për të bërë propozimet e tij për ndryshimet në statut, që t'i japin fund partisë që lidhet ngushtësisht me kryetarin.

Në platformë janë evidentuar problematikat me të cilat përballet kjo parti, dhe krahas saj, janë ofruar edhe zgjidhjet. Një nga pikat kyçe të saj, është edhe që kryetari që nuk mund të bëhet kryeministër, do duhet të jap;ë dorëheqjen nga drejtimi i partisë dhe t'i hiqet mundësia për të rikandiduar, pasi shansi jepet vetëm një herë.

"Të gjithë vendet perëndimore e kanë të pashkruar, që po humbe zgjedhjet, largohesh. E dimë që zgjedhjet nuk kanë qenë asnjëherë në standarte europiane në Shqipëri. Modelet edhe më të mira duhen aplikuar mbi bazën e vende ku implementohen, kam bërë listën e probleme dhe pwr problematika të caktuara kam gjetur zgjidhje.  1 mundësi ka një kryetari, kryetari i përkohshëm, partia e përhershme, e ka bërë keq Berisha, po e bën edhe më keq, por ai kishte më shumë zgjuarsi, më talent në politike, PD e ka ndjerë veten viktima nga 97 dhe e kemi justifikuar, Berisha tha se nëse nuk fitoj largohem, dhe u vendos një standard që u shkel. Dua ndarjen e rolit të kryetarit në administrimin e partisë. Kryetari duke pasur autoritet në zgjedhje, e merr peng partinë, i jepet vetëm roli i drejtuesit politik. Sot sigla jonë lidhet automatikisht me Berishën, dhe me Bashës si transmetim të influencës së Berishës, që tani ka krijuar profilin e vet.  Shumë figura mendojnë që nuk kanë një lider tjetër në PD, ky është një fatalitet,  njerëz që i nënshtrohen fatalit unë i përbuz, prandaj sfidova Bashën dhe PD, që t'i kthehet sfidës, sot asnjë demokrat nuk shkoi symbyllur, çdo demokrat, mori një vendim të rëndësishëm, do i kthehet këtij vendimi disa herë në kokë "a bëra mirë apo bëra keq", tha ai.

Kadilli është ndalur edhe për marrëdhëniet që ka me Bashës, pasi garoi kundër tij për zgjedhjet në PD.

"Marrëdhënie institucionale me Bashën", tha ai.

Ditën e djeshme, në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Fatbardh Kadilli zbuloi një pjesë të propozimeve të tij për ndryshimin e statutit, të dorëzuara disa më parë, në kryesinë e PD. Ashtu sikurse kishte paraqitur në platformën e tij politike, Kadilli propozoi që në statut të sanksionohet mandati 4 vjeçar i kryetarit. Kurse kryesia, duhet të jetë një qeveri hije, që kur kjo forcë politike të vijë në pushtet, anëtarët e kryesisë të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar. 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë