UASHINGTON - Kriza siriane mund të ketë një kthesë të fortë. Qeveria e Assad ka pranuar me entuziazëm propozimin rus, të bërë nga minstri i Jashtëm, Sergei Lavror, për ti dorëzuar arsenalin kimik komunitetit ndërkombëtar.

Ky është një zhvillim që presidenti i SHBA-së, Barack Obama gjatë mbrëmjes e ka quajtur si, “një zhvillim shumë pozitiv”. Me këtë lëvizje Moska dhe Damasku shpresojnë që të bllokojnë iniciativën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për ndërhyrjen ushtarake, ndërkaq që votimi në Senat është  shtyrë.

“Kam folur gjithmonë për një zgjidhje diplomatike për Sirinë, gjatë takimi që kisha me presidentin Putin, gjatë samitit të G20, e ky është vazhdimi i atyre bisedave”, ka thënë Barack Obama gjatë një interviste të dhënë dje.

Nga Uashingtoni, gjithsesi ka ende skeptikë ndaj këtij propozimi, por vjen një sinjal pozitiv. “Do të ekzaminojmë në mënyrë të thellë propozimin rus”. Dhe presidenti Obama ka komentuar për CNN se, “nëse është real, është një zhvillim shumë pozitiv dhe mund të evitojë ndërhyrjen ushtarake”.
 
Redaksia online
(ac/ shqiptarja.com)