TIRANE- Në një lëvizje surprizë Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë i drejtuar nga zëvendësguvernatorja Elisabeta Gjoni, në mbledhjen e posaçme të zhvilluar ditën e premte, ka vendosur të propozojë për postin e anëtarit të këtij organi drejtues të bankës qendrore, bankierin Genti Sejko.
Para disa ditësh emri i tij u propozua nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bujar Nishani për të qenë Guvernator i institucionit më të lartë financiar në vend. Deri tani nuk ka pasur miratim të mazhorancës lidhur me këtë zgjedhje të kreut të shtetit. Deputetet socialistë deklaruan se presidenti nuk mund të propozojë për guvernator një person, i cili nuk është anëtar i këshillit mbikëqyrës. Në këtë mënyrë organi drejtues i BSH jep zgjidhje për emrin e caktuar nga presidenti që do të hapte rrugën për zgjedhjen e Sejkos në postin e Guvernatorit. Këshilli Mbikëqyrës duhet të kompletohet këto ditë me anëtare të rinj të propozuar nga qeveria dhe kuvendi. Pritet të shihet se çfarë vendimi do të marrë mazhoranca parlamentare mbas kësaj lëvizjeje.
Deri më tani pavarësisht takimeve të kryeministrit Edi Rama me kreun e shtetit apo dhe me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, nuk ka pasur asnjë qëndrim të konsoliduar të mazhorancës. Në prononcimet publike Meta ka deklaruar se Guvernatori do të zgjidhet në bazë të asaj se çfarë parashikon Kushtetuta e vendit. Më i drejtëpërdrejtë ka qenë kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Erion Braçe, i cili është shprehur më herët se dekreti i Presidentit kishte probleme procedurale dhe për këtë duhet të kalonte më parë në Komisionin e Ligjeve.
Deklarata e Këshillit Mbikëqyrës të BSH për Gent Sejkon
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO