Propozimi surprizë i Tritan Shehut
për kanabisin përçan grupin e PD

Propozimi surprizë i Tritan Shehut<br />për kanabisin përçan grupin e PD<br>
Propozimi që ka bërë deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu për amnisitimin e kultivuesve të vegjël të drogës duket se nuk do të gjejë mbështetje nga grupi parlamentar i PD-së.

Në mbledhjen me dyer të mbudhur që zhvilloi sot pasmesdite Partia Demokraitke, ka qenë vetë kryetari i saj, Lulzim Basha i cili ka folur për propozimin e Shehut, i bërë ditën e djeshme nëpërmjet rrjeteve sociale.

Pasi Basha ka parashtruar të gjithë faktet për drogën, ka folur edhe për propzimin e bërë nga deputeti. Sipas burimeve pranë grupit parlamentar të PD-së, Basha është shprehur se ai propozim është tërësisht personal dhe nuk është një vendimarrje e partisë opozitare. Pas Bashës fjalën e ka marrë aleati i PD-së, Fatmir Mediu.

​Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka thënë se nuk mundet që një deputet të bëjë propozime perosnale në media, pa u konsultuar më parë me grupin parlamentar.

Siç kanë bërë me dije të njëjat burime, Tritan Shehu ka dashur të replikojë me Mediun, por ka qenë një ndërhyrje e Bashës që ka shmangur replikat mes dy deputetëve. Ndërkohë, mesidtën e sotme deputeti Tritran Shehu ka pasur një prononcim për mediat lidhur me propozimin e tij për të amnistuar kultivuesit e vegjël të drogës.

“Report TV” pyeti Shehun nëse ai do të kërkonte mbështetje nga grupit parlamentar i PD-së lidhur me propizimin e tij. Lidhur me këtë pyetje deputeti Shehu sqaroi se ajo është një ide fillestare dhe se do të kërkonte mbështetje ligjore dhe teknike për ta realizuar në formën e një projekligji.

Por, siç duket ky propozim nuk do të diskutohet të paktën për disa javë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot

Fluks në Portin e Durrësit, tragetet vijojnë me lundrimet e dyfishta! Turistët mbushin plazhet plot