TIRANË- Një qendër masazhi në Unazën e Re në Tiranë shfrytëzohej për prostitucion. Ambienti administrohej nga 23 vjecari Kristos Halili, i shpallur në kërkim nga policia.

Motra e tij 28 vjeçare Kristiana Halili, u vu në pranga pasi akuzohet se shfrytëzonte një vajzë 20 vjecare si punonjëse seksi në këtë qendër, gjithashtu e arrestuar.

Policia sekuestroi 60 500 lekë të rinj, të dyshuara të përftuara nga kjo veprimtari e kundërligjshme.  

Kristina rekrutonte vajzat e reja, të cilat përdoreshin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi. Qendra e masazheve ndodhej në zonën e Astirit në Tiranë.

‘Eden_massage_esthetic’ quhej qendra e masazheve që përdorej për prostitucion. Në ektraktin e nxjerrë në QKR biznesi i cili menaxhohej nga motër e vëlla Kristina dhe Kristos Halili, thuhet se qendra përdorej për masazhe, depilime e trajtime fytyre. Por në rrjetet sociale duket se reklamoheshin më tepër se këto shërbime.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Ekstrakti  i QKR së biznesit

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:46
‘Niseni javën duke rezervuar orarin’, kjo është qendra e prostitucionit në 'Astir', motër dhe vëlla e menaxhonin

1673433617_page.jpg

‘Eden_massage_esthetic’ quhej qendra e masazheve që përdorej për prostitucion në Tiranë e cila u godit sot nga policia e Shtetit.

Në ektraktin e nxjerrë në QKR biznesi i cili menaxhohej nga motër e vëlla Kristina dhe Kristos Halili, thuhet se qendra përdorej për masazhe, depilime e trajtime fytyre. Por në rrjetet sociale duket se reklamoheshin më tepër se këto shërbime.

Kristina rekrutonte vajzat e reja, të cilat përdoreshin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi. Qendra e masazheve ndodhej në zonën e Astirit në Tiranë.