Ka nisur gjyqi ndaj klanit mafioz shqiptarë për prostitucion dhe trafik droge. Antimafia italiane ka kryer 30 mijë përgjime të 7 anëtarëve të grupit mafioz në Cossato.

Gjyqi po mbahet në gjykatën e Biellës, ndërsa procesi gjykues po drejtohet nga kryeprokurori Onelio Dodero. Antimafia kishte nisur hetimet në vitin 2001 për 7 shqiptarëve deri sa ka zbuluar bazën e parë në rrugën Battisti më pas bazën kryesore në Macerata.

Gjatë arrestimit u sekuestrua më shumë se 100 kilogram heroinë dhe kokainë. Disa prej vajzave që u gjetën treguan për policinë se dhunoheshin sistematikisht për të prostituuar dhe të abortonin fëmijë që të dilnin sërish në rrugë. Dyshohet se grupi përbëhet nga 20 anëtarë 13 prej tyre pritet të arrestohen në ditët në vijim.

Tashmë 30 mijë përgjimet disponojnë provat e mjaftueshme për dënimin e tyre.

mafja shqiptare
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com