TIRANË- Një banesë në kryqytet në rrugën " Thoma Koxhaj ", në pronësi të një 29-vjeçarit Emiljano Hysenbelli ishte kthyer në një qendër ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
Nga hetime rezultoi se për një periudhë prej 9 muajsh, në mënyrë të përsëritur, 29-vjeçari krijonte kontakte me femra të ndryshme, me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion, ndërsa në këmbim iu ofronte femrave, konsumimin e lëndëve narkotike ose i paguante me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, kryesisht paund. Mësohet se 29-vjeçar ka qenë i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolit të banesës së tij ndodhej Pajtim Gjata (klient), një vazjë me iniciale S. K. dhe Marsel Dashi, ky i fundit siguronte lëndë narkotike dhe kryente dërgimin e saj në banesë te klientët., të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua, një sasi kokaine. Po ashtu u gjetën dhe sekuestruam 1300 euro dhe shuma parash, të dyshuara të përftuara nga ky aktivitet kriminal, si dhe kartëmonedha paund të dyshuara të falsifikuara.
29-vjeçari, klienti dhe personi që bashkëpunonte me 29-vjeçarin, për shitjen e lëndëve narkotike janë arrestuar, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.