Shiste kokainë dhe shfrytëzonte vajza për prostitucion, arrestohet pronari i lokalit në Belsh (FOTO)

BELSH-Një person është arrestuar, pasi shfrytëzonte disa vajza për prostitucion në një lokal dhe shpërndante lëndë narkotike. Nga operacioni është arrestuar pronari i lokalit në fshatin Trojas, Edmond Çipllaka 43 vjeç, banues në Fier, si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 vajza për prostitucion, ndërsa janë sekuestruar 14.7 gr kokainë, një automjet, 6 celularë dhe një peshore elektronike.

Sipas policisë, përpos veprave të tjera, pronari i lokalit akuzohet edhe për fshehje të të ardhurave, pasi nuk ishte i pajisur me kasë fiskale gjatë ushtrimit të aktivitetit në lokal. Policia ka dokumentuar të gjithë ngjarjen bazuar te dëshmitë e vajzave. Ndërkohë që vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. 

Grupi u godit pas informacioneve nga qytetarët se në ambientet e lokalit shitej kokainë si dhe shfrytëzoheshin vajza të moshave të ndryshme për prostitucion. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve",  "Shfrytëzimi i prostitucionit" , "Mbajtja e lokaleve për prostitucion", dhe "Fshehja e të ardhurave", në ngarkim të pronarit të lokalit Edmond Çipllaka.

Edmond Çipllaka rezulton emër i njohur për drejtësinë, pasi në 2014 kur ishte pjesë e kompanisë private “International Parking 2011” u mor i pandehur. Bashkia e Fierit dhe shoqëria private e kontraktuar prej saj për parkingjet në qytetit përfunduan në gjyq për “shpërdorim detyre”, pas abuzimeve të zbuluara nga Prokuroria e Fierit me vendosjen e gjobave fiktive. Florim Kajolli, ishte administrator i shoqërisë “International Parking 2011″, ndërsa mes punonjësve që u moren te pandehur ishte edhe Edmond Çipllaka.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 08/07/2019 13:06

    Edhe Belshiotet me kokaine ?

    Përgjigju
    • xreport: 08/07/2019 16:15

      hahahahha ska ngel njeri pa kristal ;)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana

LIVE-Turi me diasporën, 'militantët' e Berishës 'të infiltruar' në takimin e Ramës, thirrje kundër tij! Kryeministri: Akte antishqiptare nga të verbër që nxiten nga Tirana