Prostitucion e drogë në Belgjikë e
Itali, bllokohen 670 mijë € pasuri

LEZHE-Policia në bashkëpunim me prokurorinë kanë sekuestruar vila, njësi tregtare dhe automjete të një biznesmeni, i cilat sipas njoftimit të policisë dyshohet se janë vendosur me veprimtari të paligjshme.
 
Pasuritë e sekuestruara me vendim gjykate i përkasin biznesmenit me inicialet V. H. dhe familjarëve të tij.
 
Policia thekson se ndaj këtij personi ka dyshime nga partnerët, se është i përfshirë në aktivitet kriminal për shfrytëzim prostitucioni në Milano - Itali dhe për trafik të narkotikëve në Francë dhe Belgjikë.
 
Me datë 13.09.2017, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Finaciar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në kuadër të Panit të Masave “VJESHTË 2017” Për goditjen e grupeve dhe aseteve kriminale” si dhe në kuadër të Procedimit penal të vitit 2017, regjistruar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit V. H., u bë vendosja e sekuestros preventive mbi pasuritë e këtij shtetasi dhe familjarëve të tij” tuhet në njoftimin e policisë.
 
Prej disa ditësh policia e shtetit në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera kanë nisur një aksion për sekuestrimin e pasurive që janë vendosur me veprimtari kriminale brenda apo jashtë vendit.

Pasuria e sekuestruar e biznesmenit në Lezhë
a) 2 njësi tregtare ( ambiente biznesi bar kafe & parukeri)
 
b) 2 godina banimi ( 1 vilë 3 katëshe & 1 apartament 80 m2)
 
c) 1 sipërfaqe toke rreth 15 000 m2
 
d) 5 automjete luksoze ( me vlera monetare të konsiderueshme )
 
Vlera e pasurive të sekuestruara është rreth 670 000 Euro.



dy.b/shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla

Çelet Vila 31 si rezidencë për artin, Rama me batuta: Në qendrën e arteve në Paris më vunë gjobë se bëra me bojë parketin! Duhet të kemi edhe ne gjoba të tilla