Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar tre apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mijë euro, të regjistruara në emër të një zonje me iniciale E. R. Sipas Prokurorisë, në bazë të veprimeve proceduriale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë.
Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, janë krijuar dyshime të arsyeshme se E. R., nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen "Pavarësia" .
Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlores ka kërkuar caktimin e sekuestros, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Vlorës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com