TIRANË- Menaxheri i një qendre masazhi në Tiranë ka rënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni pasi rekrutonte vajza nëpërmjet njoftimeve në gazetë me pretendimin për t’i punësuar si masazhatore dhe më pas i detyronte ato që t’iu ofronin klientëve të qendrës së masazhit edhe shërbime seksuale. I arrestuar në flagrancë është 35-vjeçari Fatjon Hyka. Ai akuzohet për veprën penale “Prostitucioni”, ndërsa hetohen në gjendje të lirë edhe 4 vjaza të punësuara në këtë qendër.

Qendra e masazhit e njohur me emrin 'Delir' në të cilën kryhej aktiviteti i paligjshëm ndodhet në afërsi të gjimnazit "Petro Ninit", pranë sheshit Willson. Mësohet se vajzat që janë përdorur për prostitucion janë nga mosha 20 deri në 30 vjeçe. Klientët që kanë marrë shërbime seksuale në këtë qendër janë kryesisht të huaj, ndërsa shumat që paguanin për shërbimin variojnë nga 5 mijë deri në 30 mijë lekë.

Hetimet në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm për shfrytëzim prostitucioni kanë filluar prej disa muajsh dhe janë finalizuar me arrestimin e menaxherit.  Policia thotë se hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë në këtë veprimtari kriminale.

Biznese të tilla të qendrave të masazhit janë kthyer në një vatër të nxehtë të shfrytëzimit të prostitucionit. Edhe disa muaj më parë policia kreu dy operacione në dy zona të ndryshme të Tiranës ku në pranga u vunë menaxherë të qendrave që kanë ofruar shërbime ekstra.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:22
'Masazh suedez e tailandez'/ Kjo është qendra e masazhit 'Delir' në Tiranë që ishte shndërruar në 'fole' prostitucioni (FOTO)

Report Tv sjell video nga qendra e masazhit parë shkollës 'Petro Nini Luarasi' që ishte kthyer në një vatër prostitucioni. Ajo njihej me emrin 'Delir'.