Policia e Tiranës në operacionin e radhës anti-prostitucion ka arrestuar administratoren e një studio, bashkëpunëtorin e saj dhe 6 vajza të reja, të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion përmes faqeve online në internet.
Ky lloj prostitucioni bëhej në një apartament në Bulevardin "Bajram Curri". Siç mund ta shohim nga video e Policisë, ky është momenti kur uniformat blu ndërhyjnë dhe arrestojnë në flagrancë 6 vajzat dhe dy personat që administronin rrjetin.
Nga pamjet e operacionit “Chat-Online” dallohen kompjuterët, lap-topët dhe kamerat me të cilët punonin vajzat, të vendosur të gjitha brenda një dhome apartamenti.
Policia thotë se, Dafina Tresa 32 vjeç është administratorja e studios “Chat online”, ndërkohë që bashkëpunëtor kishte edhe 33 vjeçarin Artur Bakallin, të dy të arrestuar. Vajzat që punonin në këtë apartament ishin të moshës 19-21 vjeç, ku 5 prej tyre janë arrestuar, ndërsa një e mitur do të ndiqet në gjendje të lirë. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se ishte Dafina Tresa e cila prej më shumë se një viti punësonte vajzat e reja kundrejt pagesave të ndryshme, për prostitucion virtual në faqen online “Adult Work”.
Vajzat paguheshin për orët që mbanin klientët onlinë. Burimet të Report Tv nga Policia sqarojnë se pagesat varionin nga 100-200 euro ora. Kryesisht klientë të kësaj linje të prostitucionit virtual ishin shqiptarë por edhe shtetas të huaj.
Kanë qenë vet qytetarët të cilët kanë dhënë informacion në Polici për lëvizje të dyshimta në këtë apartament. Policia nisi përgjimet dhe më pas u zbulua rrjeti i prostitucionit virtual.
Policia ka sekuestruar 9 kompjuterë, 9 kamera për komunikim online, 2 lap-topë dhe lodra seksi. Ky është rasti i dytë i zbuluar nga policia brenda pak muajve, ku zbulohen rrjete prostitucioni virtuale.
[gallery]23771[/gallery]
(Faqja e internetit ku vajzat ushtronin chat-online)
Vajzat paguheshin rreth 400 paund/orë
Pagesat për vajzat mësohet se varionin rreth 400 paund për orë.
Vajzat e grupmoshave 17-21 vjeç ushtronin prostitucion online në ambiente të përshtatura.
Tre muaj më parë ka qenë një tjetër aksion i policisë së Tiranës ku ka ndaluar disa persona për ushtrim prostitucioni online.
Njoftimi i policisë:
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme pranë Sektorit për Hetimin e Krimit të Organizuar në D.V.P. Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar "Chat line 3", më datë 06.09.2017, arrestoi shtetasit :
- Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios "Chat Line".
- Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.
- Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
- A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.
- E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.
- K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.
- A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.
Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja :
- B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.
Nga puna e mirëorganizuar hetimore ka rezultuar se shtetasja Dafina Tresa, 32 vjeçe, prej një kohe të gjatë punësonte vajza të moshave të reja dhe i shfrytëzonte ato për prostitucion virtual, i cili zhvillohej ndërmjet logimit në faqet "Adult Eork", aktivitet të cilin e kryenin në një apartament në bulevardin "Bajram Curri".
Sekuestrohen në cilësinë e provës material :
- 9 njësi kompjuteri.
- 9 ekrane kompjuteri.
- 9 kamera për komunikim video online.
- 2 lap-topë.
- 16 lodra plastike të seksit
- sende të tjera të cilat përdoren si lodra seksuale.
Materialet iu Referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Shfrytëzim të Prostitucionit" dhe "Mbajtjes së lokaleve për prostitucion", neni 114 dhe 115 i Kodit Penal, për shtetasen Dafina Tresa, për veprën penale "Shfrytëzim i Prostitucionit", parashikuar nga neni 114 i Kodit Penal, për shtetasin Artur Bakalli, ndërsa për shtetaset Xh.B., A.B., E.D., K.B., A.K., dhe E.D., për veprën penale të "Prostitucionit", parashikuar nga neni 113 i Kodit Penal.