Prostitucion online, zgjerohen 
kërkimet, ngërç në Kodin Penal

Policia e Tiranës ka shtuar kontrollet për të zbukuar të tjera baza të cilat shfrytëzojnë vajzat e reja për prostitucion nëpërmjet internetit.

Burime të Report TV nga Policia e Tiranës sqarojnë se janë kontrolluar edhe banesa të tjera në disa zona të Tiranës, ku dyshohet se kryhej prostitucion virtual. Frika e arrestimeve ka bërë që shumë grupe prostitucioni të ndërpresin aktivitetin e tyre.

Kontrollet janë kryer në Qytet Studenti dhe në Komunën e Parisit, por është konstatuar se këto grupe kanë ndërprerë aktivitetin. 

Megjithatë në këto baza prostitucioni policia ka arritur të sekuestrojë disa komjutera që përdoreshin për prostitucion online.

Burimet policore pohojnë se janë duke hetuar disa Kode identifikimi kompjuterash të përdorura për këtë qëllim.

Pas zbulimit të çiftit Dafina Tresa dhe Artur Bakallit ëdhe 6 vajzave të dyshuara që shfrytëzoheshin për prostitucion virtual, frika e këtyre grupeve ka bërë që të mos vazhdojnë aktivitetin. 

Në një kohë kur polica ka identifikuar këtë lloj prostitucioni uniformat blu dhe prokuroria ndodhen përpara një ngërçi ligjor.

Të arrestuarit e deritanishëm mund të shpallen të pafajshëm nga gjykata.

Kjo për faktin se në Kodin Penal nuk parashikohet prostitucioni virtual. Neni 114 i Kodit Penal flet vetëm për shfrtëzim prostitucioni, ndërkohë që nuk njihen prostitucioni nëpërmjet internetit. Policia e Shtetit thotë se është çështje interpretimi dhe kemi të bëjmë me të njëjtën vepër penale.

Por deri më tani për raste të ngjashme Gjykata nuk ka dënuar asnjë prej vajzave që kanë ushtruar prostitucion virtual. Gjykatat një ditë më parë la të lira 6 vajzat që kryenin prostitucion me në internet si dhe tutoren e tyre, duke lënë në burg vetëm Artur Bakallin, të cilin e shohim në këtë foto bashkë me gruan e tij Dafina Tresa.

Si në operacionet e tjera edhe në rastine “Chat Line 3”, vajzat kanë mohur se janë shfrytëzuar, duke thënë se e bënin me dëshirën e tyre, por edhe për fatkin se fitonin minimum 2 milionë lekë të vjetra në muaj.

Report Tv zbuloi pak ditë më parë se janë më shumë se 460 vajza të reja që ushtrojnë prostitucion në Shqipëri, ndërkohë që zonat problematike mbeten Qyteti Studenti, Komuna e Parisit, zona e Martenitetit të ri, dhe Stacioni i trenit.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën

Polonia akuzon Rusinë se po planifikon akte terroriste kundër linjave ajrore në mbarë botën