TIRANE- Gjykata e Tiranës ka lënë në arrest me burg pa afat, duke i hapur rrugën ekstradimit në Itali të Eugen Çaushit, vëllai i Kryetarit të Bashkisë së Roskovecit Gëzim Çaushi. 

30 vjeçari u arrestua së bashku me Igli Metushin, Gazmir Shkurtajn, Daniel Likën, Eduarto Hoxha, Kreshnik Bendon dhe Edër Dorëzin, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të drejtuar nga Prokuoria e Milanos në Itali, për akuzat e trafikimit të prostitucionit dhe drogave në kuadër të organizatave kriminale. 

Avokati Agron Kalemi, ka deklaruar se akuzat ndaj klientit të tij Eugen Çaushaj nuk qëndrojnë.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit Laura Totraku, raportoi  më 4 shkurt 2014, pas përfundimit të opracionit se 7 të arrestuarit nga policia shqiptare, ishin pjesë e një grupi prej 30 fletë arrestesh të ekzekutuara në Itali, Greqi, Shqipëri dhe Greqi.

Të arrestuarit ishin pjesë e 2 organizatave kriminale të lidhura me njëra tjetrën, ajo e Milanos, e cila drejtonte prostitucionin e grave të reja nga Europa Lindore dhe ajo e Firences, e cila merrej me shpërndarjen e narkotikëve me origjinë nga Shqipëria në qendra të ndryshme të Italisë.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)