Policia italiane ka zhvilluar një operacion në Milano kundër një bande të shqiptarëve që vepronte në rrjetin e prostitucionit. Autoritetet italiane arrestuan 19 persona që drejtonin këtë rrjet, të gjithë me origjinë shqiptare.
Sipas mediave italiane, operacioni u realizua në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në bashkëpunim me policinë shqiptare.
Banda e shqiptarëve vepronte në Milano, Monza, Rimini dhe në Tiranë. Organizata rekrutonte vajza të reja në Europën Lindore duke i joshur për punë të ndershme dhe më pas i shfrytëzonin dhe i detyronin të prostituonin për të fituar shuma të mëdha parash.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com