Prostituoheshin 18 orë
në ditë, arrestohen 4 shqiptarë

Prostituoheshin 18 orë <br />në ditë, arrestohen 4 shqiptarë
Policia italiane ka rritur të vërë në pranga 4 shqiptar, të cilët shfrytëzonin për prostitucion disa vajza rumune.

Rreth 10 vajza rumune nga 19 deri në 25 vjece detyroheshin nga shqiptarët të prostituoheshin në rrugët e Komasko, në Kampanja, mbi 18 orë në ditë, edhe kur ishin të sëmura, duke marrë vetëm 10% të fitimit.

Të arrestuarit janë 2 vëllezër, 25 dhe 28 vjec, një vajzë 20 vjece dhe një 52 vjecar pothuajse të gjithë me precedent penal. Bashkë me 4 shqiptarët është arrestuar edhe një 48 vjecar italian nga Milano, i akuzuar se merrte 30 euro për cdo vajzë që shoqëronte në “punë” dhe mblidhte të ardhurat e vajzave dhe ja kalonte shqiptarëve.

Hetimi nisi pas disa kontrollesh në një apartament të një prej shqiptarëve, në Milano.

Cdo 6 muaj grupi dërgonte rreth 50 mijë euro të ardhura në Shqipëri, përvec blerjeve të automjeteve luksoze në Itali.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online