KOSOVË- Kosova po përballet me një valë të re të COVID-19 me "protagonist" variantin delta.

Betejën me virusin kanë humbur 30 persona gjatë 24 orët e fundit, ndërkohë që nga 9.415 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 685 qytetarë.

“Trendi i zi” i ditëve të fundit po vijon në Kosovë, ku kanë humbur jetën shumë të rinj, gra shtatzënë dhe një foshnje 3-javëshe.

Për shkak të zhvillimeve të fundit pandemike, në vend janë rivendosur masat anti-COVID shtrënguese për qytetarët, në kuadër të përpjekjes për të mbajtur nën kontroll këtë valë.

Sa i përket procesit të vaksinimit, po vijon normalisht megjithëse nuk është në ritmit e duhur.