Proteinat me bazë bimore rrisin jetëgjatësinë

Proteinat me bazë bimore rrisin jetëgjatësinë

Acidet yndyrore omega-3 janë të domosdoshme për shëndetin mendor dhe atë kardiovaskular, por një studimi i ri tregon se konsumi i lartë i yndyrnave të shëndetshme lidhet me sëmundjet e diabetit. Duhet të jeni të kujdesshëm në zgjedhjet që bëni, pasi e rëndësishme nuk është vetëm marrja e lëndëve ushqyese, por dhe burimi.

Dietologët rekomandojnë që burimet më të shëndetshme të acideve yndyrore omega 3 janë ushqimet tipike të një diete mesdhetare e pasur me fruta, drithëra, yndyra me bazë bimore dhe peshk. Yndyrnat me bazë bimore rekomandohen në shtohen në çdo vakt, pasi avokadot, vaji i ullirit ekstra i virgjër, arrat, farat, etj., kanë veti anti inflamatore dhe janë të pasura me anti oksidantë.

Një hulumtim i kryer në Massachusetts General Hospital, ka zbuluar se njerëzit të cilët kanë “furnizuar” trupin e tyre me proteina shtazore kishin një rrezik më të lartë për t’u plakur më shpejt, veçanërisht në qoftë se ata zgjidhnin mishin e kuq përpara mishit të bardhë të pulës apo peshkut. Nga ana tjetër ata që hanin më shumë proteina me bazë bimore, kishin një moshë mesatare më të ulët vdekjeje.

Hulumtimi përfshiu të dhënat nga dy studime të mëparshme afatgjate. 170 mijë njerëz janë gjurmuar për 26 deri në 30 vite. Mesatarisht, ata morën rreth 14% të kalorive të përditshme nga proteinat shtazore, dhe 4% nga proteinat me bazë bimore. Gjatë kësaj kohe, më shumë se 36 mijë prej tyre vdiqën.

Studiuesit dolën në përfundimin se njerëzit që i merrnin proteinat nëpërmjet burimeve të tilla si: çdo lloj mishi, vezës apo qumështit, kishin një rrezik më të lartë të vdekjes. Njerëzit të cilët kanë ngrënë më pak proteina shtazore dhe kanë konsumuar më shumë proteina me bazë bimore si, drithëra, fasule, arra dhe bishtajore, kishin më pak gjasa të vdisnin gjatë studimit./ ATA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt