Proteinat që ndihmojnë në HIV

Proteinat që ndihmojnë në HIV
Interferonet”, proteinat antivirale të prodhuara nga qelizat e sistemit imunitar, arritën të kontrollojnë me sukses virusin shkaktar të AIDS pas ndërprerjes së terapisë antiretrovirale te personat HIV-pozitivë. Rezultatet tregojnë se përgjigja e sistemit imunitar mund të përshtatet për të kontrolluar HIV (virusin e imunodeficiencës humane) te personat që e kanë humbur këtë aftësi, gjithmonë nëse është ruajtur prodhimi natyral i interferonit. Rezultatet e këtij kërkimi në 20 pacientë tregojnë se kjo alternativë për të kontrolluar HIV-in është teorikisht e mundur. Megjithëse ka ende shumë rrugë për të bërë, mendohet dhe besohet se një ditë do të arrihet që HIV të kontrollohet dhe çrrënjoset pa përdorur medikamente antiretrovirale. Për këtë studim, hulumtuesit përdorën interferon alfa në formën e Peg-IFN-alfa 2-a. Ky trajtim reduktoi ngarkesën virale në 9 nga 20 pacientë në studimin klinik, gjë e cila deri më sot ka qenë e pamundur pa përdorimin e antiretroviralëve.
(Marre nga Almedicus)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza