Një person ka mbetur i vrarë si pasojë e shkëmbimit të zjarrit midis policisë dhe disa protestuesve në Ferguso. Protestuesit ishin mbledhur për të përkujtuar vrasjen e adoleshentit me ngjyrë Michael Brown nga policia një vit më parë.
Turma më pas filloi të godiste me sende të forta bizneset dhe automjetet e policisë duke dëmtuar dy prej tyre.
Dëshmitarët okularë raportuan se pas shkëmbimit të zjarrit kishin parë një person të plagosur të shtrirë në tokë.
Ndërkohë njësitë speciale u vunë menjëherë në lëvizje duke kryer shpërndarjen e turmave.
Të dielën qindra persona mbajtën 4 minuta e gjysëm heshtje, kohë gjatë së cilës trupi i adoleshentit të vrarë qëndroi i shtrirë në rrugë, derisa erdhi ambulanca.
Vrasja e Michael Brown nga oficeri Darren Wilson një vit më parë, shkaktoi demostrata në të gjithë Amerikën, si dhe nxiti një lëvizje popullore kundër paragjykimeve rraciste nga policia.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com