Protestë në Mitrovicë, Serbia po
ndërmerr agresion politik në veri

Protestë në Mitrovicë, Serbia po<br />ndërmerr agresion politik në veri
Iniciativa Qytetare për Veprim ka organizuar të shtunën protestë afër urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë, për heqjen e barrikadave në veri të Mitrovicës, kthimin e shqiptarëve në shtëpitë dhe pronat e tyre, si dhe ndaljen e spastrimit etnik dhe kolonizimit që Serbia po bën në atë pjesë.

Dhjetëra protestues kanë mbajtur pankarta me mbishkrimet “Një Mitrovicë, një Kosovë e bashkuar”, “Strukturat paralele të Serbisë po e shkatërrojnë Republikën”, “Qeveria e Serbisë e do veriun më shumë se Qeveria e Kosovës”, “Kur Agim” “Duam kthim në pronat tona” etj, ndërsa kanë paralajmëruar se ky është hapi i parë me qëllim organizimin, sensibilizimin dhe angazhimin qytetar për zgjidhjen e problemit të shqiptarëve në veri.

Përfaqësuesi i kësaj iniciative, Bujar Voca tha se duke parë agresonin politik që shteti i Serbisë po ndërmerr në veri të Kosovës, duke kolonizuar në tërësi pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe mosveprimin e Qeverisë së Kosovës, kjo iniciativë me angazhim dhe presion qytetar do ta detyrojë BE-në dhe Qeverinë e Kosovës që t’i ndalin planet hegjemoniste të Serbisë për shkatërrimin e Republikës së Kosovës.

“Tashmë janë bërë disa vjet që Serbia ka vendosur shumë barrikada në veri me të cilat e ka ndarë Kosovën, i ka izoluar shqiptarët atje dhe po e pamundëson kthimin e shqiptarëve të dëbuar nga veriu i Kosovës. Sot në veri të Mitrovicës po ndërtohet një Serbi e vogël dhe ky është një proces që po ndodhë nga viti 1999. Serbia vetëm gjatë vitit 2000, përmes dhunës dhe agresionit dëboi nga Mitrovica veriore rreth 1500 familje me rreth 11 mijë anëtarë, ndërsa Qeveria e Kosovës nuk ka as plan dhe as qëllim që t’i kthej shqiptarët në shtëpitë e tyre, ta shtrijë sovranitetin në veri dhe ta largojë Serbinë nga atje”, tha Voca.

Ai theksoi se çelësi i stabilizimit të situatës dhe funksionalizimin e qytetit të Mitrovicës, është largimi i strukturave paralele në atë pjesë. Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet që për çdo vit të ndajë nga 5 milionë euro për kthimin e shqiptarëve në veri.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme

Presidenti Biden synon të zbusë tensionet në Lindjen e Mesme