TIRANE- Mungesa e qendrave rinore, ambienteve ku mund të kalohet koha e lirë, por edhe premtimet e pambajtura të Bashkisë së Tiranës kanë detyruar një grup të rinjsh të protestojnë përpara këtij institucioni. Shkak për këtë protestë duket se është bërë edhe përplasja mes Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, sa i përket punimeve që po kryhen për qendrën rinore në Rrugën e kavajës.
Protesta
Të rinjtë protestues kanë pohuar se prej 4 vjetësh bashkia nuk ka mbajtur premtimet e bëra siç është edhe karta e studentit,a hapësirat publike, ndërtimi i shkollave apo edhe tramvaji. “Prej kohësh flitet se të rinjtë shqiptarë e humbin kohën e tyre nëpër kafene e kazino. Por, mjafton të hedhësh sytë rreth e rrotull për të kuptuar se në kryeqytet nuk ka as edhe një copë vend ku ne të rinjtë të kalojmë kohën, të ndihemi të përfaqësuar apo për ta shfrytëzuar si një ambient kreativ.
Ndaj jemi mbledhur para Bashkisë së Tiranës pëe të thënë se na mungojnë qendrat rinore, hapësirat publike dhe një vëmendje më e madhe nga Bashkia e Tiranës” kanë pohuar të rinjtë gjatë protestës së tyre. Po ashtu, ata nuk kanë harruar të përmendin as ndërtimin e tramvajit apo edhe të institucioneve arsimore të cilët ishin premtime të pambajtura.
“Ajo çka po kërkojmë sot është të mos na gënjejnë më sepse askush nuk e beson. Kësisoj, i bëjmë thirrje kryebashkiakut të Tiranës që të paktën, minimalisht, të na kërkojë ndjesë për mashtrimin që na bëri 4 vjet më parë dhe të mbajë përgjegjësi për lënien pas dore të të rinjve kryeqytetas” kanë pohuar të rinjtë protestues.
Padia
Por, bashkia e Tiranës nuk ka patur një përgjigje për të rinjtë protestues sa i përket premtimeve të pambajtura, për vetë faktin se gjatë ditës së djeshme ky institucion është marrë me kallëzimin penal ndaj kreut të INUK-ut, Dallëndyshe Bici, për kallëzim të rremë në lidhje me pallatin që po ndërtohet pranë shkollës së mesme të Gjuhëve të Huaja në Tiranë. Në një deklaratë për media Bashkia e Tiranës sqaron se “leja e miratuar është në përputhje të plotë me Planin e Përgjithshëm Vendor dhe legjislacionin në fuqi për planifikimin e territorit.
Është respektuar lartësia e propozuar nga Plani i Përgjithshëm Vendor për strukturat e kategorisë banim, si dhe distancat mes strukturave nga kufiri i pronës që zhvillohet apo nga trupi i rrugës”, sqaron Bashkia. Kallëzimi për kreun e INUK-ut, sqarohet në deklaratë, u shtohet kallëzimeve të tjera të zyrtarëve të lartë, siç është ai për ministrin Erion Veliaj apo ministrin e Financave Shkëlqim Cani për shpërdorim detyre. Sipas Bashkisë, ministri i Financave ka bllokuar prej një viti pagesat ndaj dy kompanive të cilat po punojnë për dy projekte të mëdha siç janë Bulevardi i Tiranës dhe rehabilitimi i lumit Tirana.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 janar 2015
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com