Në këtë letër shoqata bën njëkohësisht kërkesë për shpalljen e tij si “persona non grata”. Ditët e fundit jemi informuar nga shoqatat e vllehëve të Rumanisë, Maqedonisë, Francës dhe Gjermanisë për një veprim të papranueshëm madje të kundërligjshëm të ambasadorit rumun në Shqipëri, zotit Viorel Stanila, shkruhet në këtë letër. Ku mes të tjerave shoqata bën ngre akuzën se “Ambasadori ka përdorur shantazhin për të frikësuar drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë, zonjën Elena Tirziman në mënyrë që kjo e fundit të mbyllë dyert e Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë, më 22/02/2013, kur do të mbahej një konferencë shkencore për letërsinë e autorëve me origjinë nga familja e poetit të shquar arumun George MURNU.
Konferenca ishte planifikuar në një nga ditët e aktivitetit të shoqatës së (vllehëve) të Rumanisë emërtuar “Ekspozitë e Letërsisë Arumune”. Midis Shoqatës dhe Bibliotekës Kombëtare të Rumanisë kishte kontratë të mbyllur sipas ligjit. Viorel Stanila është kundërshtar i vendosur kundër Gjuhës, Letërsisë vllahe dhe Identitetit Arumun. Kryetari i kësaj shoqate shprehte se “ngjarja tashmë është një fakt i verifikueshëm dhe ambasadori nuk ka gjetur “forca” ta kundërshtojë pasi edhe telefonatat e tij janë tashmë të regjistruara”.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)