Një ditë pas protestës Sali Berisha u shfaq me pretendimin se protestuesit dhe deputetët e PD u dhunuan nga policia.
"U goditën me shkopi protestues paqësorë, agresuan, arrestuan qytetarë që nuk ishin fare në protestë. U sollën egërsisht dhe në mënyrë të padenjë ndaj deputetëve",-tha Berisha.
Në përpjekje për të justifikuar aktet e protestuesve të tij, Berisha shkoi edhe më tej, duke thënë se edhe policët u plagosën nga gazi lot-sjellës që hodhën vetë.
"E vërteta që policë të kalamendur pati nga gazi. Po ishte gazi i tyre, jo i protestuesve. Nuk i plagosën protestuesit, i plagosën vetë ata",- tha Berisha.
Gazi i skaduar, tha se përbën helm luftarak.
"Në konventa ndërkombëtare përbën helm luftarak dhe s’mund të përdoret kurrë ndaj protestave",- tha Berisha.
Në fund Berisha, tha se edhe gjuha që kryeministri përdori në reagimin për protestën e opozitës tregon frikën e tij.
Komente













Flet ti ti je shkatrimtari i gjithe shqiperis dhe i gjithe shoqeris shqiptare ti je kriminel ti vrave dhe del e flet po fain e ka prekurori gjykat qe te lene ty te lire e gjithe te tjeret turp tu vi po 97 tjeter nuk ka
Përgjigju