TIRANË- Ditën e shtunë do të zhvillohet protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha. Partia Demokratike ka njoftuar Policinë e Tiranës për tubimin që do të mbahet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në kërkesën e dërguar drejtorit Tonin Voci, nga sekretari organizativ Ervin Minarolli shkruhet se pritet që të marrin pjesë nga 80 mijë deri në 100 mijë persona. Protesta do të nisë në orën 12:00 dhe në kërkesë vihet re se nuk ka një orë për përfundimin e saj.
Protestuesit fillimisht do të mblidhen tek selia e Partisë Demokratike, në sheshi 'Skëndërbej' dhe atë Nënë Tereza dhe më pas do të zhvendosen para kryeministrisë.
Kjo protestë u njoftua nga Berisha pasi në akt-akuzën amerikane për agjentin e FBI, Charles McGonigal përmendej se ai ka zhvilluar takim me kryeministrin Edi Rama. Opozita e ka akuzuar kryeministrin Rama se ka paguar McGonigal për të shkatërruar PD, por nga ana tjetër kreu i qeverisë thotë se ka zhvilluar takim me agjentin në cilësinë e zyrtarit të FBI dhe se nuk ka asnjë lidhje me hetimin në SHBA.
Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.
Njoftimi i dërguar Policisë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.4%
-
Pak
13.1%
-
Aspak
70.5%
Vota total: 61
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trump nuk ka hapur kurrë zjarr kundër amerikanëve si Berisha ndaj popullit të tij!
24 Janar, 14:01
-
Afera 'Partizani' Jamarbër Malltezi lihet në ‘arrest shtëpie’/ GJKKO rrëzon kërkesën e dhëndrit të Berishës
24 Janar, 10:50
-
Primaret/ Plas në PD, Bujar Leskaj del kundër Berishës: Të gjithë drejtuesit e partisë në votë, ose të gjithë në lista të hapura! Reagon kryetari
24 Janar, 10:17
-
Mero Baze: Mënyra se si Berisha pret përfitime nga Trumpi është fundi i SHBA-ve në Shqipëri
24 Janar, 08:43
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Frrok Çupi: Ta zëmë se Donaldi, shoku i Saliut
23 Janar, 14:54
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Tiranë/ Kërkoi revokim të masës së sigurisë 'Arrest në shtëpi', Apeli i Posaçëm shtyn për nesër vendimin për Jamarbër Malltezin
23 Janar, 09:54
do qelbet Tirona nga shura dhe muti
Përgjigjuore Sali sa here therrasin Zeni ne Spake pere Gerdecin do revulucion ti buke shkalur
PërgjigjuPARTI,ENVER,JEMI GATI KURDOHER. HAHAHAHAHAHA
Përgjigjushum modest je shoku sali , un mendoj se do vijn te pakten nja 500. 000 a 600.000 veta ose deri ne 1 milion.
PërgjigjuAvash me keto 100.000 veta .as 2 mije veta sbeni dot you kokpalarer
Përgjigju