Protesta e 12 marsit, Berisha:
Ejani të hedhin poshtë qelbësirat!

Protesta e 12 marsit, Berisha:<br />Ejani të hedhin poshtë qelbësirat!
TIRANE - Një ditë para protestës së paralajmëruar të PD përpara Kuvendit të Shqipërisë, ish-Kryeministri Sali berisha ka shtuar dozën e agresivitetit dhe revoltës ndaj qeverisë.
 
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha i bën thirrje popullit që të bëhen pjesë e protestës së nesërme, siç shprehet ai “për të hedhur poshtë qelbësirat”. Sipas Berishës, protesta e nesërme e opozitës është për të larguar pushtetarët kriminelë, dhe për të “hedhur poshtë murin e krimit”.
 
Berisha thekson gjithashtu se nesër protesta do të ketë si qëllim jo vetëm këtë, por edhe dorëheqjen e Kreut të Kuvendit Ilir Meta, të vënë nën akuzë për vrasje pas deklaratave të deputetit Tom Doshi.
 
Më poshtë postimi i plotë i ish-Kryeministrit Sali Berisha:
Neser nje 20 shkurt i ri! Qytetaret drejt fitores! Te dashur miq, protesta jone me 12 mars eshte proteste, si asnje here me pare ne histori, per jeten dhe sigurine tone dhe te femijeve tane. Kjo eshte proteste kunder klikes ne pushtet, te akuzuar me ze dhe me figure nga deputeti Doshi dhe doresi Bami, qe me skenarin e vet ogurzi Ilir Meta deshi te vrasi dy deputete, te fajesoje opoziten dhe zhyse vendin ne nje konflikt civil te permasave te paparashikuara dhe pasojave katastrofale per jeten e qytetareve shqiptare.

Neser ne ora 11:00 ne sheshin "Skenderbej" protestojme kunder pushtetareve kriminel, qe pasi iu deshtoi 6 muaj me pare skenari ogurzi i vrasjes ma para te deputeteve Doshi dhe Fufi, fshehen per 6 muaj denoncimin e krimit qe kishte bere deputeti Doshi.
Neser ne protestojme kunder pushtetareve te lidhur koke e kembe me krimin, qe pasi deshtuan me skenarin e vrasjes se dy deputeteve, organizuan gjate ketyre 6 muajve dy atentate per zhdukjen e dy deshmitareve kryesor te skenarit ogurzi, doresit Bami dhe ndermjetesit dhe paguesit te parave ne emer te Ilir Metes, Tonit, njeriut kyç te LSI ne Kombinat!

Neser ne protestojme kunder byrazereve te krimit Rama - Meta - Tahiri, te cilet per te zhdukur gjurmet e skenarit te tyre ogurzi, perjashtuan per 6 muaj Prokurorine nga hetimi dhe ngarkuan per hetimin e skenarit te eleminimit te dy deputeteve, kryetarin e PS per Tiranen, Sajmir Tahiri, i cili gjeti, ashtu siç u porosit, se skenari nuk ka ekzistuar!!

Neser ne protestojme per doreheqjen e Ilir Metes, i cili i akuzuar me ze dhe figure 6 muaj me pare nga Tom Doshi dhe doresi Durim Bami, iu deklaron tani qytatereve se Tom Doshi e ka akuzuar Meten vetem pas perjashtimit te tij nga grupi parlamentar i PS, kurse para kesaj kohe, sipas tij Doshi ka akuzuar Berishen dhe familjaret e tij. Sipas njeriut te mbytur qe kerkon te kapet ku te mundet del se Meta - Rama - Tahiri kane mbajtur 6 muaj te fshehte akuzat e Doshit ndaj Sali Berishes per vrasjen e dy deputeteve dhe fshehur per llogari te tij krimin.

Neser ne protestojme qe Ilir Meta te japi doreheqjen, pasi pas akuzave direkte ndaj tij, ai per te akuzuar opoziten thirri ne takim familjare te deputetit Fufi per t'i mashtruar ata per qellimet kriminale te Sali Berishes qe ka planifikuar vrasjen e vellait te tyre.
Ne protestojme qe Ilir Meta te japi doreheqjen dhe t'i hapi rruge drejtesise, ai po perdor karrigen per te bllokuar drejtesine dhe beson se do mund te dale i lare duke iu shitur shqiptareve Tom Doshin si deputet te PD.

Neser ne protestojme kunder tritolit, maskave, kokaines, vrasjeve e bandave te lidhura me pushtetin qe bejne ligjin, marrin jete njerezish, ne çdo qoshe, ne çdo rruge, shesh apo bulevard te vendit dhe bejne te pasigurte jeten tone!!

Neser do mblidhemi te gjithe pa asnje dallim ne sheshin "Skenderbej" ne protesten me te fuqishme per te rrezuar murin e krimit qe shtrihet ne majat me te larta te pushtetit. Neser shqiptaret do bashkohen te gjithe pa asnje dallim partiak, nen moton: "te hedhim, te hedhim murin e krimit"! T'i hedhim, t'i hedhim, t'i hedhim qelbesirat! 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën

Për të shpëtuar nga SPAK, Këlliçi distancohet nga gruaja: Nuk bashkëjetoj me Anën