Tubimi i 12 nëntorit, Berisha ndërkombëtarëve: Mbështesni protestat e opozitës, ne do të fitojmë

Pas protestës së 12 nëntorit, ish kryeministri Sali Berisha gjeti guximin të kërkojë mbështetjen e ndërkombëtarëve edhe pse është i shpallur nga 2 shtete ‘Non Grata’.

Me një mesazh nga konferenca për media, Berisha u shpreh se protesta e tij me Metën, faktoi se shqiptarët janë më në këmbë se kurrë dhe thirrja e tij u përqëndura ndaj miqve ndërkombëtarë për mbështetjen ndaj tyre.

Kreu i Foltoreve u shpreh me të njëjtën siguri se do të fitojë përballë mazhorancës ndërsa shtoi se do të ketë të tjera protesta.

"Shqiptarët janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë."- tha Berisha. 

Berisha nuk i kurseu as krahasimet e kreut të qeverisë me presidentin famëkeq të Afrikës, Idi Amin. Rama sopas tij po kërkon asgjësimin e pluralizmit dhe kërkon të marrë flamurin e PD-së. Sidoqoftë, Berisha nuk ceku luftën brenda partisë demokratike. 

“Edi Rama është armik i betuar i parlamentarizmit. Unë u them shqiptarëve sot se nuk ka kryeministër në planet, as dhe Idi Amin që rrihte ministrat e kabinetit në mbledhje qeverie, diktator që mund të përdorë një fjalor të tillë në parlament kundër opozitës siç përdor Edi Rama, duke poshtëruar në këtë vend me fjalorin e tij të madh e të vogël, të rinj dhe të moshuar, opozitar dhe socialist, çdo njeri të qytetëruar. Së fundmi Edi Rama kërkon asgjësimin e pluralizmit, kërkon të marrë flamurin e PD-së dhe t’ia u varë në qafë vasalëve të tij, me qëllimin e vetëm të hakmerret si bir xhelati dhe nip xhelati që është për përmbysjen që kjo parti u bëri etërve të tij. Shqiptarët janë sot më në këmbë se kurrë”, tha ai.

Nuk la pa përmendur as portin e Durrësit, e këtë herë, krahas Edi Ramës sheh edhe një përfitues tjetër, ish-kreun e PD Lulzim Bashën, të cilët sipas Berishës zotërojnë 60% të aksioneve.

Sali Berisha dhe Ilir Meta protestuan para kryeministrisë kundër kryeministrit Edi Rama, ndaj të cilit hodhën një lumë akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sifi: 14/11/2022 19:52

    Mendja eshte gje e madhe .Ka 31 vjet po me jeto fjalime.O zot ba ruaj nga qoftelargu

    Përgjigju
  • Delinquenti: 14/11/2022 13:01

    O Sali qe perendimi ta mbeshtjell ty kjo nuk diskutohet por deri tani jan vetem dy prit sa te bohen nja dhjete dhe te shofim se sa do rezistosh ti me shoke

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj