Berisha-Meta mbledhin më pak qytetarë se protesta e 7 korrikut: Rama në burg, po vjedh! Sapo ata ikin protestuesit çajnë kordonin e policisë, pak minuta tensione

TIRANË- Për 3 orë, opozita e drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë mbajtur një protestë kundër Edi Ramës, ndaj të cilit kanë hedhur një lum akuzash. Fjalimet e Metës dhe Berishës, kishin të njëjtin linjë, që Rama duhet të shkojë në burg pasi ka vjedhur shqiptarët dhe i ka detyruar ata që të largohen jashtë shtetit, e për këtë simbolikë kishin një gomone me vete. 

Meta dhe Berisha ishin 2 të fundit që u ngjitën në podium e vendosur përballë Kryeministrisë. Ish-presidenti përsëriti akuzat e bëra në çdo dalje publike, që nga inceneratorët, te shpopullimi i shqiptarëve, vjedhja e energjisë apo sulmet për drejtësinë.

“Sot tradhtari e ndjek këtë miting të lirisë dhe shqiptarizmit nga charteri luksoz dhe i paligjshëm. Dhe së shpejti do të jetë para drejtësisë.  Jeni që e mbani këtë vend në këmbë me mundin, sakrificat tuaja. Ju keni të drejtë t’i kërkoni llogari për çdo gjë”, tha Meta.

Nga ana tjetër, Sali Berisha ndonëse i shpallur ‘Non Grata’ nga aleati më i madh i shqiptarëve, SHBA sot iu drejtua Amerikës, por edhe BE-së që të mos mbështesin më kreun e qeverisë.  Berisha tha se Rama është armik i votës së lirë, ndërsa paralajmëroi se nuk do të këtë stabilitet pa votën e lirë. Edhe në këtë protestë, nuk i kurseu kërcënimet.

"SHBA dhe BE mos e mbështesni regjimin e Edi Ramës, s’do ketë stabilitet pa votën e lirë. (...) Rama, mos harro traditën e shqiptarëve për liri, s’po t’i them sot, po merre me mend! Mjerë ai që prek votën”, tha ndër të tjera Berisha.

Dyshja e aleatëve, që qëndruan gjatë gjithë protestës krah njëri-tjetrin, pasi mbyllën fjalimet u larguan nga Bulevardi, e ndërsa menjëherë u regjistrua edhe një incident. Të rinjtë e FRPD çanë kordonin e policisë, sulmuan me bojë Kryeministrinë dhe ndezën qirinj në shkallët e godinës në shenjë simbolike për të rinjtë që kanë humbur jetën në duart e policisë. Ky moment shënoi edhe përplasjen fizike me policinë, që zgjati vetëm pak minuta. 

Report Tv solli me pamje me dron ku tregohej një panoramë e qartë e pjesëmarrësve, e ku mund të thuhet se Berisha dhe Meta së bashku nuk mundën të mblidhnin më shumë protestues, nga sa u pa në 7 korrik.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:53
FOTOLAJM/ Protestuesi shkon në protestën e Berishës dhe poston foto me Dhurata Çupin: Përpara me Lulzim Bashën

Një protestues, mbështetës i Lulzim Bashës i ishte bashkuar protestës së thirrur ditën e sotme nga Sali Berisha. Mehmet Cemurati ka shpërndarë foto nga protesta me deputeten Dhurata Çupi, ndërsa shkruan përpara me Lulzim Bashën. Duket se ai nuk njeh ne krye të PD-së Berishën.

“Me Deputeten e PD Dhurata Çupi në protestë për Partinë Demokratike dhe për rrëzimin e qenit të birit qenit Edi Ramën. Përpara me Lulzim Bashën”, shkruan ai.

Ora 21:59
Protesta, Berisha: Tsunam i lirisë së shqiptarëve! Meta: Riktheu shpresën për shpëtimin e vendit

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kanë reaguar pas protestës së zhvilluar para kryeministrisë. Berisha e ka cilësuar një tsunam të lirisë së shqiptarëve, ndërsa Meta shkruan se protesta ka rikthyer shpresën për shpëtimin e Shqipërisë.

“Përshëndetjet më vëllazërore nga ky miting i jashtëzakonshëm, nga ky tsunam i lirisë së shqiptarëve”, shkruan Sali Berisha.

“Falënderim shumë të përzemërt për qindra mijëra qytetarë të lirë dhe plot dinjitet, që sot morën pjesë në protestën, që riktheu shpresën për shpëtimin e Shqipërisë tonë të bekuar”, shkruan Ilir Meta.

Ora 20:26
Qytetari i shoqëruar në protestën e Berishës, policia: Ishte i sëmurë mendor dhe kishte thikë me vete

1668282229_112.jpg

Protesta e opozitës u mbyll me shoqërimin në komisariat, të një të riu 25-vjeçar nga Lushnja. Uniformat blu bëjnë me dike se i riu është një person me probleme të shëndetit mendor dhe se kishte dhe një thikë me vete. Përveç të riut, policia sqaron se nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar.

"Në lidhje me shoqërimin e një shtetasi, në përfundim të tubimit të ditës së sotme, sqarojmë opinionin publik se: Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të planit të masave, të hartuar me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, në përfundim të tubimit kanë konstatuar një shtetas që mbante në dorë një mjet prerës dhe kryente lëvizje të pakontrolluara.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë me profesionalizëm për të parandaluar çdo veprim të këtij personi, i cili mund të cënonte jetën e pjesëmarrësve në tubim dhe të punonjësve të Policisë që ishin në shërbim për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit përsa i përket rendit dhe sigurisë.

Shërbimet e Policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar shtetasin J. Ç., 25 vjeç, nga fshati Gurrëz e Vogël, Lushnjë, i cili nga verifikimet paraprake rezulton person me probleme të shëndetit mendor. Sqarojmë se përveç këtij shtetasi nuk ka asnjë person tjetër të shoqëruar nga shërbimet e Policisë dhe se tubuesit janë shpërndarë pa krijuar probleme përsa i përket rendit dhe sigurisë publike.Policia e Shtetit falënderon qytetarët për qytetarinë e treguar gjatë tubimit dhe i garanton ata se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të garantuar rendin, sigurinë, lirinë dhe të drejtat e qytetarëve", njofton Policia.

Thika e protestuesit 
Ora 20:04
FOTOLAJM/ Çfarë po i tregonte në telefon Meta-Berishës?

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u panë gjatë protestës krah njëri-tjetrit. Por një moment ka tërhequr më shumë vëmendje, teksa Meta i tregon një gjë në telefonin e tij Berishës dhe ky i fundit buzëqesh.

Ora 19:59
Ironia e Mero Bazes: Kur PD e lë në dorë të Berishës

Gazetari Mero Baze ka ironizuar protestën e Sali Berishës. Ai ka postuar një foto të flamurit të PD-së të flakur në rrugë.

“Kur PD e lë në dorë të Berishës...”, shkruan Mero Baze.

Ora 19:34
VIDEOLAJM/ Shishe birre dhe kuti pizzash, çfarë hodhën në Bulevard protestuesit e Sali Berishës dhe Ilir Metës

 

Pas përfundimit të protestës së opozitës, punonjësit e mirëmbajtjes në bashkinë e Tiranës kanë nisur menjëherë pastrimin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Sikurse është bërë e zakonshme, pas çdo proteste mbeten shenjat e një kaosi si kanaçet e birrave, kutitë e pizzave, shishet e ujit, një pirg i madh me mbetje plastike nga ushqimet e konsumuara.

Ora 19:23
Policia shoqëroi një protestues, Balliu niset drejt komisariatit për të kërkuar lirimin e tij

1668275896_WATERMARKREPORTtv.00392610.Still010.jpg

Policia ka shoqëruar një prej protestuesve në momentin që thyen kordonin e policisë dhe u futën në oborrin e kryeministrisë. Klevis Balliu, Gent Strazimiri dhe Albana Vokshi po shkojnë drejt Komisariatit për të kërkuar lirimin e tij.

Sipas Strazimirt, protestuesi thjesht tentoi të vendosë flamurin shqiptar në kryeministri por u shoqërua nga efektivët.

“Ka dashur të vendosë flamurin e Shqipërisë te kryeministria. Për këtë e kanë marrë atë djalin”, tha Strazimiri.

Ora 19:18
PROTESTA/ Sali Berisha ndez qirinj mbi monumentet e protestuesve të vrarë në 21 Janar

Mbështetësit e Sali Berishës dhe Ilir Metës kanë çarë rrethimin policor dhe kanë ndezur disa qirinj para Kryeministrisë, në vendin ku 11 vjet më parë u vranë 4 protestues që po protestonin kundër qeverisë së Berisha dhe Metës.

Ora 19:13
VIDEOLAJM/ Qytetarët tërheqin me biçikletë gomonen, ‘simbol’ të protestës së Berishës e Metës

Në përfundim të protestës, gomonia që ishte një simbolikë e protestuesve, është larguar nga Bulevardi duke e tërhequr me biçikletë.

Ora 18:57
Protesta e opozitës, shoqërohet njëri prej protestuesve

 

Një protestues i ri është shoqëruar nga policia në protestën e opozitës. Në pamje shikohet se ai është marrë pasi ishte në shkallët e Kryeministrisë.

Ora 18:53
Protestuesit çajnë kordonin e policisë, hedhin bojë të kuqe në Kryeministri dhe ndezin qirinj

Protestuesit çajnë kordonin e policisë, hedhin bojë të kuqe në Kryeministri dhe ndezin qirinj. E gjitha ndodhi pasi u mbyllën fjalimet dhe Sali Berisha dhe Ilir Meta u larguan nga Bulevardi. Nga pamjet u pa shoqërimi i disa protestuesve nga ana e policisë, ndërsa nuk dihen ende veprimet që ata kanë bërë. 

Ora 18:49
Berisha kërcënon Ramën: Mos harro traditën e shqiptarëve për liri, s’po t’i them sot, po merre me mend! Mjerë ai që prek votën

 

Sali Berisha nuk i ka kursyer kërcënimet drejtuar Edi Ramës.  

“Mos harro traditën e shqiptarëve për liri, s’po ti them sot, po merri vet me mend, mjer ai që prek lirinë e tyre, votën e tyre, votën kurrë nuk ta falim, çdo shqiptar që do shpresën. Besimin te ky vend të bashkohet me ne kundër vrasësit të shpresës së tij, kundër Edi Ramaës, Shqipëria ka 1001 arsye për të qen vend shprese e besimi”, tha Berisha.

Ora 18:48
Berisha: SHBA dhe BE mos e mbështesni regjimin e Edi Ramës, s’do ketë stabilitet pa votën e lirë

 

Ndonëse i shpallur non grata nga SHBA, Sali Berisha i bëri thirrje sot SHBA dhe aleatëve të tjerë ndërkombëtare që të mos mbështesin regjimin e Edi Ramës. Berisha tha se Rama është armik i votës së lirë, ndërsa theksoi se nuk do të këtë stabilitet pa votën e lirë.

“Dy fjalë për miqtë, partnerët e Shqipërisë. Opozita shqiptare ka trashëgiminë më të shkëlqyer të bashkëpunimit me ju. Vendet anëtare të BE, vendet anëtare të NATO-s, partneri strategjik i shqiptarëve, SHBA, të gjithë ato që keni ndërtuar, bazuar mbi vlerat që ndani, mbi votën e lirë, mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve. Kushtetutshmërinë, zbatimin e ligjit. Sot, ju bëj thirrje: mos mbështesni regjimin e Edi Ramës, sepse Edi Rama është armik i votës së lirë të shqiptarëve. Çdo mbështetje për të, është dështim për shqiptarët. Sikundër nga ky shesh, duhet t’ju deklaroj se Shqipëria nuk do ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë të shqiptarëve. Stabiliteti dhe vota, stabiliteti dhe besimi, stabiliteti dhe e ardhmja, do jenë të pandara”, tha Berisha.

Ora 18:42
Berisha: Rama na flet me fjalor ordiner por gjykatësi i tij do të jenë shqiptarët

 

Sali Berisha thotë se i ka lënë shqiptarët të jenë gjykatësi i Ramës, i cili sipas tij është shndërruar në një ordiner.

“Edi Rama është shndërruar në një ordiner, që kalon nga mikrofoni në mikrofon me gjuhën më të ulët. Keni konstatuar, keni parë, se si në parlament ai flet dhe bën të skuqet, me fjalorin e tij, çdo fëmijë, çdo vajzë, çdo grua, çdo nënë, çdo prind kudo që është.

Tani, unë do i them këtu para jush: për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi ty me të gjitha mënyrat që meriton, por të komunikoj sonte këtu vendimin e marrë.

Atje së shpejti do vijë gjykatësi sovran, do vijnë këta burra dhe gra”, tha Berisha.  

Ora 18:37
Berisha: Shqiptarët populli më i vjedhur në botë! Rama njeh vetëm kodin e mafias! Me gjuhën e tij bën çdo njeri të skuqet

 

Nga foltorja e protestës, Sali Berisha tha se shqiptarët janë populli më i vjedhur në botë e fajtor është kryeministri Edi Rama.

“Mediat e Europës kanë shkruar se shqiptarët ikin nga varfëria, kjo është vetëm aparenca, shqiptarët janë të varfër, por ata janë njerëzit më të vjedhur të Europës dhe planetit, asnjë komb nuk ka si në Shqipëri, njerëz të vjedhur deri në palcë nga qeveritar që nuk kanë më ligje, as Kushtetuta, kanë vendin kodin e mafias, kodin e vjedhjes, miqtë e mi ne jemi sot në fillim të betejës tonë të madhe, Edi Rama, e keni konstatuar të gjithë që është shndërruar në një ordiner, me një gjuhë më perverse, të turpshme, në Parlament flet dhe bën të skuqen me fjalorin e tij, çdo fëmijë, nënë, vajzë kudo që është, për atë gjuhë të jesh i sigurt se mund të përgjigjemi në të gjitha mënyrat që ti e Meriton, por po të them këtu vendimi është marrë, atje do vijë gjykatësi sovran, priti aty se i kanë dy fjalë me ty”, tha Berisha.

Ora 18:35
Berisha: Do ta çojmë Ramën pas hekurave, në regjim special, atje e ka vendin

 

Armikun më të egër të lirive të shqiptarëve pas Enver Hoxhës, e ka quajtur Sali Berisha nga protesta kryeministrin Edi Rama. Berisha tha se do t’i japin fund monizmit të tij, ndërsa Ramën do ta çojnë pas hekurave.

“Miqtë e mi, pas Enver Hoxhës, Edi Rama është armiku më i egër i lirive tona. Ai që të merr shpresën të ka marrë dritën hyjnore drejt të ardhmes, ai që të merr shpresën të ka marrë besimin. Ai që të merr votën të ka marrë dinjitetin. Ai që të merr votën të ka marrë edhe vendin. Njeriu që nuk voton i lirë është njëri pa shpresë që humb besimin, të cilit vendi nuk i duket më vendi i tij. Ai mendon se toka e të parëve, toka e prindërve të tij nuk do jetë më djep i fëmijëve të tij, kopshti ku do lulëzojnë ëndrrat. Prap ky është njëri aspekt. Rama me rrëzmin e votës ka vendosur monizmin. Të brohorasim vdekje, vdekje, monizmi. Rama monzimin tënd do ta arkivojmë në shtëpinë e turpit të historisë. Edi Rama, monizmin tënd do ta arkivojmë bashkë me ty. Por ti, ashtu sic oshtin ky shesh, e ke vendin në burg, në regjim special. Atje do të të çojmë.

Ora 18:30
Berisha: Pas 32 viteve, shqiptarët u bën sërish sot ‘populli i gomoneve’! Fajtor Rama, armik i lirive të qytetarëve

 

Ish-kryeministri Sali Berisha tha se sot pas 32 viteve, shqiptarët po njihen si “populli i gomoneve” dhe për këtë bën fajtor Edi Ramën. Nga Foltorja e protestës, Berisha tha se Rama është shndërruar në armik të lirisë që qytetarëve.

“Në një kohë kur njëlloj si 32 vite më parë bota na sheh si njerëzit e gomoneve ndaj dhe të ndalemi për një moment, pse ne sot pas 31 vitesh rruge në liri, përsëri u bëmë njerëzit e gomoneve, e ka fajin Shqipëria? Jo, kurrën e kurrës, nuk ka vend më të bekuar se kjo tokë, më të pasur se ky vend, por shqiptarët janë populli i gomoneve sepse është Edi Rama që iu ka grabitur votën, ju ka plaçkitur votën, ka shndërruar lirinë e tyre në iluzion, ka shndërruar votën e tyre në votë fiktive vetëm e vetëm që të qëndrojë në pushtet, ky armik i lirisë sonë, nuk njeh ligj e as kushtetutë, as moral, nuk  njeh asgjë”, tha Berisha.

Ora 18:27
Meta: Buxheti i shtetit gllabërohet nga PPP, Rama nuk mbështet shqiptarët, po e çon vendin drejt greminës financiare

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në fjalën e tij nga protesta është ndalur edhe në krizën ekonomike. Meta tha se çmimet në vendet e rajonit janë shumë herë më lirë se në vendin tonë, ndërsa pagat më të larta. Meta thotë se miliona euro të ardhura që vijnë nga rritja e çmimeve grabiten nga koncensionet. Sipas tij, kryeministri Edi Rama nuk po i mbështet shqiptarët në këtë kohë krize, por po e çon vendin drejt greminës financiare

“Përse ikën një qytetar nga Serbia për 1 mijë banorë, ndërsa ikin 12 nga Shqipëria, sepse në Shqipëri një km rrugë e re kushton 6 herë më shtrenjtë se në Serbi, dhe 8-10 herë më shtrenjtë se në BE. Përse çmimi i naftës në Maqedoni, Mal të Zi e Kosovë është shumë më i ulët se në Shqipëri, e cila prodhon naftë? Përse vaji, mielli, buka, ushqimet bazë të mbijetesës janë shumë më të lira në Maqedoni e Kosovë se sa në Shqipëri? Përse qytetarët e Peshkopisë, e Maqellarës, apo të Pogradecit i blejnë ushqimet në Maqedoninë e Veriut, ku janë shumë më lirë edhe pse pagat atje janë shumë më të larta se sa këtu. Sepse miliardat e buxhetit grabiten me koncesione, PPP e tendera sekrete me dhjetëfishin e çmimit dhe asnjë lek nuk shkon për qytetarët.

Sepse qindra milionë euro të ardhura që vijnë nga rritjet e çmimeve, gllabërohen nga PPP pa fund dhe asnjë lek ndihmë nuk u jepet qytetarëve. Mbi shpatullat e qytetarëve bie pesha e borxhit shumë të rëndë publik që ka arritur gati 14 miliardë Euro, që po e çon vendin drejt greminës financiare. Në vitin 2013 borxhi publik ka qenë 62.4%, ndërsa sot, është 107%. Nëse Maqedonia e Veriut e shlyen borxhin e saj me 1 vit eksporte, në Shqipëri nevojiten 13 vite eksporte, sepse ky merr borxhe për të shlyer borxhe, që ky të fluturojë në luks dhe shqiptarët të zhyten në mjerim.  Qeveria e kapur për gryke nga oligarkët dhe mafia po bën gjithçka që të asgjësojë prodhimin vendas me taksa të reja dhe akciza të jashtëzakonshme dhe po godet pa mëshirë shtresën e mesme, që ti dobësojë e ti detyrojë të largohen nga vendi”, tha Meta.

Ora 18:22
Meta: Me arsimin Rilindja po tregon që e urren dijen dhe kulturën! Ka alergji nga intelektualët

 

Ilir Meta u shpreh në protestë se arsimi është pasqyra e vërtetë asgjësuese, për të kuptuar se sa e urren "Rilindja" dijen dhe kulturën. 

“Sepse ai ka alergji nga dija, nga intelektualët, nga mendimi i lirë dhe kritik. Sepse vetëm një shpirtzi nuk ka dhembshuri kur sheh fëmijë të protestojnë me lot në sy poshtë zyrës së tij, me një kërkesë: Na hapni shkollën! Na hapni kopshtin! Jemi këtu për ti dhënë fund dramave familjare ku prindërit  ulin sytë p֝ërpara fëmijëve sepse nuk u plotësojnë dot as kërkesat për lodra, libra, veshje dhe ushqim. Kur prindërit ulin sytë para fëmijëve se nuk u shpjegojnë dot pse u mbyll kopshti apo shkolla e tyre. Jemi këtu për të kërkuar llogari deri në fund se pse:

Ndërsa pensionistët marrin thërrime, Edi Ramës vetëm udhëtimet me Chartëra i vlejnë dhjetra milionë euro. Nëse paga vjetore e mësuesit në Mal të Zi vetëm pak metra matanë Bunës është 9900 Euro, i mësuesit në Shqipëri që është më i keqpaguari në rajon, është 4200 euro.

Përse pedagogët në Kosovë paguhen 50% më shumë se në Shqipëri? Përse Kosova jep 100 euro në muaj ndihmë për çdo pensionist ndërsa Shqipëria vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Përse Kosova jep 100 euro për çdo student ndërsa Shqipëria nuk jep asgjë kur vetëm qiratë e banesave janë rritur. Sepse në Kosovë, bëhen hapa përpara në zbatimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa Shqipëria është e fundit në jo vetëm Ballkan por dhe ne bote për zbatimin e ligjin”, tha Meta.

Ora 18:18
Meta: Drejtësia e Rilindjes fut në burg ato që vjedhin drita, por jo drejtorët që shesin energji

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka derdhur një lumë akuzash në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Në fjalën e tij në podiumin e protestës, Meta tha se Rama nuk ka në qendër të vëmendjes së tij interesin e qytetarëve, por interesat personale.

“Rilindja ka vetëm një axhendë, vidh, shpopullo dhe shkombëtarizo, rilindja bëri të kundërtën e premtimeve që bëri në pushtet, jemi vend i parë në Europë dhe ndër të parët në botë për korrupsion, shtëpia e tyre janë offshore, që kanë fshehur lekët e tyre, premtoi 300 mijë vende të reja punë, por dëboi shqiptarët, kemi numrin më të madh të burgosurve në vend dhe jashtë vendit, e para për numrin e gjobave që iu vihen qytetarëve, Rilindja ka 2 alternativa për të varfrit, nënshtrimin ose largimin. Drejtësia e tyre dënon me burg ato që nuk paguajnë energjinë, por nuk i dënon drejtorët e atyre që i shesin energjinë, e bëri drejtësinë për të më pasurit dhe më të fortit, Rilindja premtoi luftë kundër drogës, por sot bananet e drogës janë importi më i madhm premtoi luftë kundër pastrimit të parave, sot po bën amnisti fiskale për të pastruar këto para, u zhyt në aferën e inceneratorët, premtoi të rilindte trashëgiminë kulturore, por shembi teatrin, premtoi se do ishte kampion i fjalës së lirë, por sot është armiku më i madh, arsimi është pasqyra më e vërtetë dhe asgjësuese, për të kuptuar se ai ka alergji nga njerëzit e ditur”, tha Meta.

Ora 18:13
Meta nga protesta: Rama tradhtor, po e sheh këtë protestë nga ‘charteri’ luksoz! Do të dalë para drejtësisë

 

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta e ka quajtur tradhëtar Edi Ramën pasi sipas tij ka ikur dhe e sheh këtë protestë nga ‘charteri luksoz dhe i paligjshëm’.

“Mirëmbrëma liderit të PD-së z. Berisha dhe të gjithë shqiponjave që janë këtu. Në himnim tonë nuk ekziston fjala dorëzim por tradhëtor. Nga lufta veç ai largohet që është lindur tradhëtor. Sot tradhëtori e ndjek këtë miting të lirisë dhe shqiptarizmit nga charteri luksoz dhe i paligjshëm. Dhe së shpejti do të jetë para drejtësisë.  Jeni që e mbani këtë vend në këmbë me mundin, sakrificat tuaja. Ju keni të drejtë t’i kërkoni llogari për ccdo gjë”, tha Meta.

Ora 18:13
Kreu i FRPD: Do çlirojmë Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës, largoi 750 mijë bashkatdhetar

 

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri në fjalën tij në protestë tha se ka ardhur koha për ta rrëzuar regjimin e Edi Ramës. Ai tha se keqqeverisja e Ramës është shkaku që deri më tani janë larguar 750 mijë qytetarë nga Shqipëria.

“Për fat te keq, atdheu ynë është rikthyer ne një sulltanat përsëri! Ashtu si sulltani shpërblente pashallarët e tij me tokë, pasuri dhe pushtet, kështu i ka shpërblyer këto 10 vite edhe Edi Rama biznesmenët, gazetaret, ambasadorët apo aktivistët e shoqërisë civile! Ajo që kërkonte sulltani nga pashallarët e tij ishte haraçi në monedha floriri dhe mijëra shpata kur kishte beteja porta e lartë! Po kështu kërkon edhe regjimi i Edi Ramës sot! 30% të tenderave nëpër llogari bankare në Panama dhe offshore, por edhe mijëra vota të blera apo shantazhuara çdo 2 vjet për zgjedhje!

E kush nuk blen dot vota, duhet te përdhosi opozitën e çdo opozitar në këtë vend! E kush e bën këtë? Gazetare dhe aktivist civil me të pasur se biznesmenët! Pse?  Sepse ne jemi kthyer në të keqen e vetes! Shqiptarë qe vjedhin shqiptarë! Shqiptarë që dhunojnë shqiptarë! Shqiptarë që shkatërrojnë Shqipërinë!  Atë Shqipëri qe qindra breza derdhen gjak për ta emancipuar! Rilindja e vërtetë e Frasherllinjve zhduku sulltanatin, ndërkohë rilindja e rreme e Edi Ramës na e risolli përsëri! Ka ardhur koha për ta çliruar përsëri Shqipërinë nga ky sistem i ndyrë:

Që kërrusi shpinën e çdo shqiptari te ndershëm! Që loti ia lagu faqen çdo nene qe detyrohet ti thotë mirupafshim evlatit te saj! Që dëboi 750.000 bashkatdhetarë! Qe përbalti përsëri fjalën Shqiptar në parlamentet e Europes! Që po mundohet te kthehet në sistem të përjetshëm! Por jo!!! Shqipëria ka Zot! Ata jeni ju, qe i dilni Zot këtij vendi! Njësoj si rilindasit e vërtetë te 1900-es, do e çlirojmë Shqipërinë nga grushti në tentative oriental ndaj vlerave tona kombëtare”, tha Xhaferri.

Ora 18:10
Studenti prezantohet se është nga Lazarati, protestuesit e Berisha-Meta ekzaltohen

 

Një prej folësve të protestës së opozitës sot para Kryeministrisë ishte edhe studenti i Inxhinierisë së Ndërtimit, Olsi Kasemi. Interesant ishte fakti se kur u prezantua se ishte nga Lazarati, filloi të qeshë, ndërsa turma u ekzaltua me të madhe.

Studenti në fjalën u shpreh se sot në protestë është vetëm pasi shokët e tij kjanë larguar tashmë nga vendi me gomone apo kamionë. Ai tha se mendon largimin edhe vetë, por se shtoi se ai që duhet të largohet është kryeministri Edi Rama dhe klika e tij.

 “Jam nga Lazarati. Student dhe i punësuar. Jam këtu për të mbështetur protestën që po rikthen shpresën tek qytetarët. Bashkë me katër shokë erdha në Tiranë, por një nga një mi mori gomonia apo kamioni. Jam vetëm në këtë protestë, ndaj shpesh mendoj edhe vetë largimin tim nga Shqipëria por kuptoj që ai që duhet të largohet është Rama dhe klika e tij e qelbur e jo rinia. Urrejtja e një populli që lëngon ka nisur të ngjisë uraganin e lirisë"-tha ai.

Ora 18:06
Protesta e Berishës, kush janë deputetët e grupit të Alibeajt që janë para Kryeministrisë

1668270505_Screenshot2.jpg

Dashnor Sula, Ramadan Lika, Saimir Korreshi dhe Dhurata Çupi janë 4 deputetë të grupit të Alibeajt që janë parë deri në këto momente në protestën e organizuar nga Berisha dhe Meta. Nuk dihet nëse janë vetëm këta të katërt apo ka edhe të tjerë.

Në protestë janë gjithashtu edhe Agron Duka e Fatmir Mediu si dhe Ervin Salianji.

Ora 18:00
Spahia: Protesta s’duhet të ndalet deri sa Edi Rama të japë dorëheqjen

 

Kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia tha se protesta e opozitës nuk duhet të ndalet derisa sa Edi Rama të tërhiqet.

“Ne kemi pasur përgjegjësinë e madhe që në momente historike të mbetemi guri i çmuar i demokracisë. Era e ndryshimit nisi nga Shkodra dhe kam bindjen se me këtë kurajo për të mos u dorëzuar, era e ndryshimit po fryn në të gjithë Shqipërinë. Sot është një ditë e bukur lirie por nuk mjafton nëse ne e lëmë me kaq. Protesta jonë duhet të jetë e pandalshme deri sa ky kryeministër të japë dorëheqjen dhe ti hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Ne sot jemi shndërruar në popullin e gomoneve se vota vidhet e manipulohet. Vetëm vitin e kaluar nga Shkodra u larguan 5 mijë qytetarë, këtë vit ky numër është disa herë më i madh. Nuk na duhet të ikim ne nga vendi, është koha që të ikë Qeveria. Është koha që të rikthejmë shpresën. Ne e dimë që nëse qëndrojmë indiferencë asgjë nuk ndryshon. Reagimi është i vetmi opsion. Ne duhet të rezistojmë, duhet të luftojmë, duhet të protestojmë. Qeveria ka frikë nga ne, nga populli i zemëruar nga korrupsioni. Ata duan të na shohin të thyer, të lodhur, të ndarë. Ne sot jemi të bashkuar, jo vetëm demokratët. Ne sot këtu jemi me kokën lart dhe me zërin tonë të fortë kërkojmë ndryshimin që po vjen”, tha Bardhi.

Ora 17:56
Ervin Salinaji merr pjesë në protestë: Shoh mllef te qytetarët për keqqeverisjen e Ramës, dita po vjen

Deputeti demokrat Ervin Salianji është bërë pjesë e protestës së thirrur nga Sali Berisha. Ai ka ndarë në Facebook një foto nga protesta teksa shkruan se sheh mllef te qytetarët për qeverisjen e Edi Ramës.

“Bulevardi dhe sheshet plot! Sikletet e pushtetit të tejzgjatur dhe të pa merituar kanë nisur t'i shfaqen Edi Ramës e kjo është një faturë që do të duhet ta paguajë patjetër! Shoh mllef tek qytetarët për keqqeverisjen! Dita po vjen”, shkruan Salianji.

Ora 17:34
Habit fermeri te protesta e Berishës: Tentova të vras veten, jetën e kam prej gruas dhe djalit

 

Një protestues ka habitur në fjalën e tij para Kryeministrisë. Ai është shprehur se ka dashur të vrasë veten se i kanë vënë gjobë.

“Unë dua t’i them Edi Ramës se nuk duhet të isha këtu, duhet të isha në botën tjeër. Doja t’i jepja fund jetës. Tatimet për dy fermerë nga 7 lopë kanë vënë 45 mln lekë gjobë. Jetën e kam nga djali dhe gruaja ime”, ka thënë ai.

Ora 17:31
Berisha nxjerr militantin dhe sulmon SHBA-BE: Nuk kemi interesa të përbashkëta me ambasadorët e Perëndimit

 

Në protestën që po mbahet nga Sali Berisha para kryeministrisë, disa prej folësve kanë sulmuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe përse e kanë shpallur Berishën non grata. Një prej tyre, Milaim Nela tha në fjalën e tij se interesi i tyre nuk  përputhet me atë të ambasadoreve dhe vendeve te tyre.

“Po e zbrazin këtë vend me shpejtësi të frikshme. Pas kësaj do thërrasim e duam Shqiprëinë një vend normal, jo të boshatisur. Nuk duam që fëmijët tuaj të hipin në gomone por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë tokë që po mbetet bosh. Pata një ftesë për protestën në Londër. Nuk munda të shkoj atje sepse shkaku i largimit të shqiptrarëve nuk është ajo qeveri por kjo qeveri që i ka prerë shpresat shqiptarëve. Nuk është fajtore Suela por Surrelsi.  Jam këtu se besoj se pa largimin e kësaj qeverie, largimi masiv i shqiptarëve nuk do të ndalojë. Nuk e besoj se kjo protest është për interesin e Berishës. Non grata kishte qëllim goditjen e opozitës dhe fuqizimin e Rilindjes”, deklaroi ai.

Ora 17:27
Protesta e opozitës, organizatorët: Balluku dhe Rama na kanë fikur dritat në Bulevard që të mos shihet sa jemi

 

Një prej organizatorëve ka deklaruar se janë fikur dritat nga ura drejt Sheshit Skënderbe. Sipas tij, kjo është bërë me qëllim që të mos shihet numri i pjesëmarrësve, prandaj iu bëri thirrje që të ndezin dritat e celularëve.

“Balluku dhe Rama ka kanë fikur dritat nga ura drejt Sheshit Skenderbej, se nuk duan që të shihet se sa jemi. Ndizni telefonat. Ndizni dritat..”, tha një prej organizatorëve.

Ora 17:23
Pedagogia në protestën e opozitës: Sistemi arsimor ka prekur fundin

 

Në protestën e opozitës para Kryeministri ka mbajtur një fjalim edhe Lili Sula, Drejtuese e Departamentit të Arsimit në PD njëkohësisht pedagoge. Ajo tha se ka ardhur koha që t’i thuhet Stop nëpërkëmbjes së shoqërisë dhe shqiptarëve nga qeveria dhe kryeministri Rama.

“Buxheti aktual i arsimit është 3.1 % i PBB, shumë larg buxhetit 5 % që është premtuar e ndërsa  vitet shkojnë, qeveria ecën mbrapsht; pasi mbështetja financiare që qeveria i kushton arsimit është më e ulët se buxheti  3.4%, i 10-12 viteve më parë. Edhe arsimi i lartë është në rënie të lirë e Ministria e Errësimit, përveç fotove në rrjete sociale, as që tregon vëmendje. Ligji i Arsimit të lartë i miratuar me 2015 me shumicë kartonësh – edhe pse u kundërshtua nga të gjithë faktorët e interesit brenda e jashtë vendit—çdo ditë e më shumë tregon së është i dështuar në realitetin tonë universitar.  Po jap vetëm një shembull: Ligji parashikon kredi për studentët, por universitetet nuk zotërojnë pronësi e siç dihet trualli e Muzeut të shkencave të natyrës në Rrugën e Kavajës- një laborator i gjallë i mësimdhënies e kërkimit shkencor u shtetëzua nga qeveria (si të ishim më 1946) e tashmë një goxha pallat është drejt përfundimit. Edhe Kopshti botanik – po kështu u shtetëzua. Nga ana tjetër, Agjencia Kombëtare e Financimit të Arsimit të Latë, që do të garantonte kreditimit- një strukturë tipike burokratike – nuk funksionon edhe pse një staf i saj paguhet nga taksat tona”, tha pedagogia.

Ora 17:12
Lisandër Hoxha: Rama bashkë me Soros dhe Vuçiç hartuan plan për shpopullimin e Shqipërisë, donin ta kthenin në një ‘tokë të djegur’ dhe të ‘sundohej nga maskarenj’

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar Lisandër Hoxha tha në fjalimin e tij në protestë se kryeministri Edi Rama në bashkëpunim me Geroge Soros dhe Aleksandër Vuçiç kanë hartuar një plan për shpopullimin e Shqipërisë.

“Mekanizëm anti kombëtar, me anë të cilit është përdorur çdo mjet për ta shpopulluar Shqipërinë. Ne treguam se e duam Shqipërinë, Edi Rama në bashkëpunim me Soros dhe në bashkëpunim me Vuçië hartuan një program për ta zbrazur Shqipërinë nga shqiptarët. Për ta kthyer në një tokë të djegur pa drejtësi, pa banorë që të sundonin maskarenjtë. Por jo këtu ka shqiptarë, ka opozitë. A duhet sot ti kërkojmë kryeministri në ikje të largohet nga kjo zyrë. A duhet që ne sot ti themi Ramës se ti nuk je më kryeministri ynë. ne kurrë nuk do pranojmë shpopullimin si zgjidhje, krizën ekonomike si zgjidhje, s’do pranojmë të dorëzohemi”, tha Lisandër Hoxha.

Ora 17:00
‘Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg’, postulat i protestës së Berisha-Meta

1668267609_Screenshot1.jpg

‘Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg’. Kjo është fjalia që dëgjohet më shpesh në protestën e opozitës që po zhvillohet në këto momente para Kryeministrisë.

Duket si një postulat i protestës së Berisha-Meta.

Ora 17:00
Report Tv sjell pamje me dron nga protesta e Berishës, disa mijëra protestues në bulevard (VIDEO)

Report Tv sjell pamje nga dron nga protesta e Sali Berishës dhe Ilir Metës. Pamje japin një ide edhe më të qartë të pjesëmarrjes. 

Ora 16:58
Hajdari-protestuesve: Ju që jeni këtu më kujtoni Azem Hajdarin! S’është betejë mes partive, por e shqiptarëve me klubin e miliarderëve me në krye Ramën

 

Ish-deputetja, Rudina Hajdari është ngjitur në podium duke thënë sekjo nuk është një betejë mes partive politike, por mes shqiptarëve dhe Edi Ramës, sipas së cilti ka krijuar klubin e miliarderëve dhe po u jep gjithçka. Ajo nuk ka lënë pa kujtuar as babanë e saj të ndjerë, Azem Hajdarin.

“Shqiptarët më të bukur në sheshin më të madh të Shqipërisë sot, teksa vija këtu bëra një copë rrugë me disa qytetarë që e kanë mbështetur historikisht PS dhe ata janë këtu sot në shesh, dhe doja t’i përshëndetja të gjitha ata që e kanë kuptuar që kjo nuk është është një betejë mes partive, sot është është beteja e shqiptarëve dhe e klubit të miliarderëve me në krye Edi Ramën, ky klub po zhvat jo vetëm buxhetin e shtetit, pronat publike, por mbi të gjitha është zhduke zhvatur ëndrrat tona, ndaj ky shesh sot nuk është vetëm i demokratëve, ky shesh është për të gjitha ata, sepse kjo betejë nuk mund të jetë vetëm për demokratët, por e të gjithë shqiptarëve që duan të jetojnë në Shqipëri, le të çlirohemi nga kthetrat e miliarderëve në pushtet. Sa prej jush i kanë fëmijët në emigrim? E shikoni sa veta jemi në shesh, që fëmijët tanë i kanë në emigrim, si mundet  një familje të rrijë në këtë vend, ku nuk ushqehet dot, si mundet një baba të jetë i qetë ku nuk siguron dot veshjet e lodrat e një fëmijë, nuk i siguron dot jetë, ka ende sot fëmijë që ende nuk e ka parë detin, ka studentë që nuk sigurojnë as ushqimin e as qiranë, si mundet të jetë në paqe një pensionist që nuk merr dot as ilaçet me pensionin e tij, as klubi i miliarderëve të mos ketë paqe, deri sa t’i japë dinjitetit nënave dhe baballarëve,. Sot që jeni mbledhur këtu, më kujtoni Azem Hajdarin, ju më mbushni mua me shpresë dhe energji që të luftoj më shumë që ëndrra e tij të bëhet realitet, fitore dhe vetëm fitore”, tha Hajdari.

Ora 16:51
Luçiano Boçi në protestë: Ta rrëzojmë këtë regjim, të fusim pas blindave të burgut atë që fshihet jashtë shtetit

 

Deputeti demokrat Luçiano Boçi në fjalën e tij tha se janë mbledhur në protestë për të ardhmen e shqiptarëve. Boçi tha se synimi më madhor i kësaj proteste është që ta shembin regjimin e Edi Ramës.

“ Të dashur shqiptarë, motra, vëllezër, të rinj dhe të reja! Ju përshëndes sot me pasionin e falënderuesit për këtë pjesëmarrje madhështore dhe t’ju them se ajo që na ka mbledhur sot këtu, në këtë shesh, është më e madhe se ne të gjithë së bashku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e fëmijëve tanë, e familjeve tona, e atdheut tonë.  Se ajo që na ka mbledh nuk është thjesht ekzistenca jonë.  Jo! Është dashuria për prindërit tanë, është dashuria për familjet tona, është dashuria për të afërmit tanë, është dashuria për jetën, për qytetarët, për atdheun. Ajo që na ka mbledhur të gjithëve këtu nuk është thjesht vuajtja e atyre që jetojnë sot në këtë vend, por është dhe dëshpërimi i atyre që duan të largohen nga ky vend.

Ajo që na ka mbledhur sot nuk është thjesht politika, është Shqipëria, është atdheu.  Dhe ajo që na ka mbledhur sot këtu është besimi se Shqipëria ka burra dhe gra si ju që i dalin zot vetes, i dalin zot atdheut, i dalin zot besimit, i dalin zot familjes duke luftuar dhe duke u ndeshur. Të dashur qytetarë, unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur gulçin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe këtij kryeministri. Të dashur qytetarë, e gjithë Shqipëria sot është me ju. E gjithë Shqipëria  e ka mendjen dhe zemrën këtu tek ju. E gjithë Shqipëria i ka sytë dhe veshët këtu ke ju. E gjithë Shqipëria ka besim te forca juaj, te karakteri juaj, te qëndresa juaj.

Prandaj së bashku të vazhdojmë betejën tonë. Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar. Së bashku ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetën e shqiptarëve. Dhe së bashku t’i shembim blindat e portave që ka burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që  e meriton, që fshihet pas dritareve dhe pas ikjeve nga shteti. Të dashur qytetarë, besimi im është i madh, besimi i Partisë Demokratike është i madh tek ju dhe kjo nuk është një beteje dhe sfidë politike. Jo! Ky është një mision qytetar të cilin jam i bindur që së bashku do ta çojmë deri në fund, deri në fitore. Bekuar qofshi! E bekuar qoftë Shqipëria”, tha Boçi.

Ora 16:44
FOTOLAJM/ Meta dhe Berisha bëhen bashkë në protestë, qëndrojnë krah njëri-tjetrit

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë mbërritur para në kryeministrisë, aty ku edhe po zhvillohet protesta. Siç shihet edhe nga fotoja, Meta dhe Berisha po qëndrojnë krah njëri tjetrit.

Ora 16:32
Ilir Meta niset drejt Kryeministrisë: Protesta paqësore, qeveria të mos provokojë

 

Ilir Meta nga Selia e Partisë së Lirisë është duke mbërritur drejt Kryeministrisë.  Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se do i bashkohen në shesh popullit të lirisë.

“Fuqia e qytetarëve është gjithçka. 10 vite ishim më shumë se shumë për të kuptuar se kush fle në demokraci zgjohet në diktaturë. Jemi aty për t’iu bashkuar prindërve të fëmijëve që shpirtziu i mbylli shkollën. Kush na dëgjon dhe s’ka ardhur ende, të dalë atje. Ky është regjim shpirtzi”, tha kryetari i Partisë së Lirisë.

I pyetur për ndonjë skenar për protestën Meta tha se qeveria të mos provokojë.

“Ju e shikoni se sa paqësore dhe demokratike është atmosfera. Askush nuk duhet të guxojë nga qeveria të provokojë qytetarët”, tha Meta.

“Si mund të bëhet kjo pyetje për një njeri që në këto 10 vite ka bërë të kundërtën e oremtimeve që erdhi në pushtet. Si mund të kesh bashkëpunim demokratik kur ai i ka vënë kazmën demokracisë”, tha ai.

Ora 16:27
I shoqëruar nga Boçi dhe Bylykbashi, Berisha lë selinë blu, niset në këmbë drejt Kryeministrisë

 

Sali Berisha ka lënë selinë blu dhe është nisur drejt Kryeministrisë. Ai është i shoqëruar nga 2 deputetët, nënkryetarët e Rithemelimit, Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi.

Ora 16:16
Pjesëmarrja/ Noka për Report TV: Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut

 

Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka deklaruar për gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku se pjesëmarrja në këtë protestë është shumë e lartë.

“Më e pakta është 2-fishi i protestës së 7 korrikut”, tha Noka.

Ora 16:05
Çfarë do ndodhë në protestë? Opozita pa skenar, Xhixho për Report Tv: Vendosin qytetarët për ecurinë e saj

 

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në kryeministri për të protestuar ditën e sotme. Por duket se opozita nuk ka një skenar të qartë sesi do të vijojë protesta, por do ua lënë në dorë atë qytetarëve. Për  gazetarin e Report Tv, Arbi Fortuzi, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho tha se ecuria e protestës do t’u lihet në dorë protestuesve, ndërsa theksoi se sot të gjithë kanë një arsye për të protestuar.

“Shumë arsye për të protestuar, kriza e çmimeve, karburante, projekt buxheti 2023 për PPR dhe koncesione dhe jo qytetarët. Ka ardhur momenti që kushdo ta kuptojë kush është sovrani në këtë vend.  Protestë e opozitës së bashkuar, do ketë mesazhe të forta. Qytetarët e dinë vetë sesi do veprojnë në ecurinë e protestës”, tha Xhixho për Report Tv.

Ora 15:53
VIDEOLAJM/ Dhjetëra anëtarë të Partisë së Lirisë presin Metën në seli, do e shoqërojnë deri të kryeministri

 

Dhjetëra anëtarë të Partisë së Lirisë janë mbledhur jashtë selisë, ku po presin kreun e partisë Ilir Meta që të dalë për t’iu bashkuar më pas protestës së thirrur nga Sali Berisha para kryeministrisë.

Ora 15:41
FOTOLAJM/ Në protestën e opozitës ironizohet me emigrimin e shqiptarëve, gomonia me flamur britanik dhe shqiptar

1668266660_Screenshot1.jpg

Kur pritet që për pak minuta të nisë protesta e opozitës, disa prej tyre janë përpjekur të jenë ‘krijues’.

Disa prej tyre për të ironizuar emigrimin e shqiptarëve kanë sjellë një gomone në të cilën ndodhet flamuri shqiptar përkrahë atij të Mbretërisë së Bashkuar.

Ora 15:39
E moshuara nga Elbasani niset për protestë: Jam gati ta vras Edi Ramën, hallall i kam 30- vite burg

Militantët e Sali Berishës janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur para kryeministrisë. Një grua nga Elbasani thotë se është gati ta vrasë Edi Ramën. 

"O sa shumë arsye kam or djalë. Varfëri, shtëpiat që u kanë prishur, teatri, fermerët, vjedhjet, shitjet. S’po lënë gjë pa shitur, kur të na shesë edhe ne. Ai është i pafytyrë. Ca ka thënë një grua këtu më jepni nja snajper ta vras vetë. Jam gati ta vras. Halla 20 – 30 vjet burg se nuk do arrij ti bëj. Të heqësh Edi Ramën është triumf. Ai është kriminel, i pashpirt, monstër, gënjeshtar, hajdut. Ai duhet heq patjetër, me çdo kusht", thotë ajo.

Ora 15:13
Protesta e Opozitës/ Berisha dhe Meta fjalim përballë protestuesve

1668262749_800062f0dab36c1f1.png

Report Tv ka mësuar detaje të reja nga ajo se çfarë pritet në protestën e opozitës. Sali Berisha do i drejtohet sheshit, i shoqëruar nga të rinjtë e Partisë Demokratike. Ai së bashku me aleatin e tij, Ilir Meta do të mbajë fjalime në fund të protestës, teksa gjithashtu do ngjiten në podium edhe përfaqësues të shoqërisë civile, fermerë, të papunë e studentë.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • UKU MOMLIT: 12/11/2022 20:35

    Kjo protestë tregoj se establishmentit politik 32 vjeçar shqiptar po i vjen vdekja e zezë dhe jo ajo e bardha që po kalon e këta kodoshë te pozitës e opozitës nuk duan t'a pranojnë. Kjo protestë tregon thellësinë e greminës ku po rrokulliset pa u ndalur klasa politike shqiptare. PS,PD dhe tërë partickat e tjera te likes,mediut,nardndokës etj,provuan gjatë këtyre 32 vjetëve se janë FATKEQSIA KOMBËTARE E SHQIPTARËVE dhe meritojnë fundin e greminës qe kanë zënë. Urimi i popullit është:I pafshim sa më parë të gremisur!

    Përgjigju
  • Jimmy: 12/11/2022 19:55

    Nuk paska shtet keta maskarenj vetem te shkaterrojne din. Te dal ilir rakia dhe doktori i kafsheve kjo eshte absurdee keta kriminela duhen zhdukur nga politika

    Përgjigju
  • Plaku i moçëm: 12/11/2022 19:54

    Dolën horrat, bërtitën, ulëritën dhe pastaj u kthyen prapa në vrimat e tyre.

    Përgjigju
  • Non grata: 12/11/2022 19:42

    O Zot na ruaj! kur dëgjon këta të dy që flasin për ndershmëri, hajdutllëk, mafia, vrasje... Nese Edi Rama duhet të shkojë në burg, por këta të 2 nga duhet të shkojnë? Lum si ju që i shkoni mbrapa si dele, edhe duke e ditur se kush janë, akoma më keq!! TURP PËR JU

    Përgjigju
  • dani: 12/11/2022 18:53

    te dhjefsha mu ne rilindje. kane 3 mandate qe vjedhin

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 12/11/2022 18:24

    Zjarr policia tek keta protestuesa bandita dhe palaco zjarr aty te lahet rruga me gjakun e horrave te saliut ndryshe ket vend e merr lumi nga bandat e sali zagarit

    Përgjigju
  • Meri: 12/11/2022 17:51

    Hajdutët po protestojnë per të kapur hajdutët.Kjo goca e Hajdarit,pse nuk flet per maman e vet që e perjashtuan nga drejtesia se ishte hajdute

    Përgjigju
  • 1 milion vota: 12/11/2022 17:33

    Rama ka 1 milion vota keta budallenjte me 5mij te rrjedhur nga mende mendojne se do ta rrezojne..

    Përgjigju
    • Plus motra jote: 13/11/2022 08:32

      I ka nje miljon plus motra jote me mamane

  • Kodosh: 12/11/2022 17:30

    Mbroni me cdo kusht kryeministrine dhe kryeministrin nga keta barbare. Minoni vendin. Aty te bien te gjithe njeri pas tjetrit ne mina te telekomanduara. Rama eshte i shkathet ay , e di cben ,iku ne paris. Rrofte PS

    Përgjigju
  • Dritan: 12/11/2022 17:24

    Azem Hajdari thote kjo vajza e vet.Bjeri se i bje mire,tuj tuj pulat e detit

    Përgjigju
  • Për IDJOTIN: 12/11/2022 17:19

    U komentua u komentua u komentua.

    Përgjigju
  • Ma Ha Mutin: 12/11/2022 17:18

    U KOMENTUA U KOMENTUA O BIR KURVE O IDJOTI MALOK ANALFAVET QENEF I QELBUR. BËJ BUM. U KOMENTUA U KOMENTUA.

    Përgjigju
  • BIBILUSHI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 12/11/2022 17:17

    Kan dal të protestoin jashqitjet e kombit si Ilir Hajdut Kriminel Like Floriri. Po çfar mund të sjelli non grada hajdut krimineli malok Salih Bajga. Ky është njeriu më i zi i kombit Shqiptar Salhe Bajga.

    Përgjigju
  • Akoma: 12/11/2022 17:06

    Sala i bie fyellit shqiptaret akoma i vene nga mbrapa... edhe pse e gjithe bota e shikon lakuriq

    Përgjigju
  • Fushate: 12/11/2022 17:00

    Po mire... lejohet te filloje kaq heret fushata zgjedhore?

    Përgjigju
  • O sa turp me qene shqiptar: 12/11/2022 16:54

    me keta politikanet hajdut qe dalin ne protest per te miren e popullit, 30 vjet degjenerrim dhe mjerrim

    Përgjigju
  • alboz: 12/11/2022 16:54

    Sa keni kriminelat meta dhe berisha, nje jet ne opozit do te mbeteni. mos u ngjirni kot, pergjigjen e popullit do ta gjeni ne kutine e votimit. Kanceri i shqiperise meta-berisha. Rudina ka zgjedhur te mbroje vrasesin e babait te saj. Kta jan demokratet.

    Përgjigju
  • Lala: 12/11/2022 16:52

    Nje fjal thot e Mira harroet e keqja jo.ne jemi mbrapsh e harrojm kollaj te keqen.keshtu harruam prishjen e industries.shitjen e aseteve te ushtris.harruam fajdet.97. etj etj. Nejse bofshi qef ne Protest ca me Ju thon un

    Përgjigju
  • L .P: 12/11/2022 16:05

    Për ta hequr jane zgjedhjet për të tjerat ti rrush pallën ,ti bashkë me atë tjetrin që thotë gjithmonë të rrëmbejmë armët .Dhe I diçka me fjalë ndërtohen pallate me vepra ndahen inate

    Përgjigju
  • franci: 12/11/2022 16:05

    Zbriten shpellaret nga malet per te mbrojtur Sali NON GRATEN.

    Përgjigju
  • sali: 12/11/2022 15:49

    Te kerkosh shpetimin tend tek nje kriminel hajdut dhe njeriun qe i ka bere shqiperise me shume te keqija se cdo pushtues eshte Injorance,te mos duash vehten e femijet,Emigracioni eshte nje dicka normale qe ju ka ndodhur gjithe vendeve te botes,kane emigruar ,suedezet,irlandezet,polaket ,italianet me miliona,Greket me miliona e tani ne shqiptaret sepse neve jemi 100 vjet mbas botes se qyteteruar,Tani na erdhi radha,

    Përgjigju
  • Enca: 12/11/2022 15:47

    Marshalla mos i paste syni ikeq te dy kriminelet e hajdutet

    Përgjigju
  • Qifi: 12/11/2022 12:21

    Sot iken Rama ose Berisha.

    Përgjigju
    • Lumbardh: 12/11/2022 15:39

      Te fy

  • Sati: 12/11/2022 10:22

    Tê minohet me telekomandë gjith perimetri i godinës së ministris. Është i nevojshëm sepse cdo sulmohet nga armiq të jashtëm rus ,dhe mbështetësit e tyre berishianë.

    Përgjigju
    • Lili Jerasi: 12/11/2022 19:52

      Një të vërtet të vetme e tha sala, Shqipëria është populli më i vjedhur në botë. Saktë sepse ai i pari ka kontribuar në këtë uzurpim. Turp Turp.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat