Sali Berisha ka pritur aleatët në selinë blu. Kryedemokrati ka zhvilluar takime me Tedi Blushin e Partisë së Lirisë, kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, kreun e PAA Agron Duka dhe kreun i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.

Mësohet se në fokus të takimit ka qenë protesta që pritet të mbajë opozita më 17 prill dhe strategjia që do të ndjekë në terren.

Po ashtu, palët kanë diskutuar edhe propozimet për reformën zgjedhore dhe territoriale.