Protesta e 18 shkurtit, Këlliçi: 
100 mijë ftesa për shqiptarët

Protesta e 18 shkurtit, Këlliçi: <br />100 mijë ftesa për shqiptarët
Kanë marrë peshën kryesore të organizmit të protestës së 18 shkurtit.
 
Të rinjtë e forumit rinor demokrat do të jenë në çdo derë të shqiptarëve duke i ftuar ata t'i bashkohen protestës së thirrur nga opozita. Kryetari i Forumit Rinor Demokrat thotë se janë 100 mijë ftesa që do t'u jepen dorë më dorë të gjithëve.
 
Sipas tij, kushdo që ka ndier mbi vete peshën e keqqeverisjes është i ftuar ti bashkohet kësaj proteste, që mendohet të jetë masive.

"Si forum kemi printuar rreth 100 mijë fletpalosje me problematika të caktuara që të gjithë qytetetarët i kanë vuajtur në kurriz, do të shkojmë derë më derë, do të trokasin tek çdo qytetarë për t’i ftuar, për të ardhur bërë t’u bërë pjesë e kësaj proteste qytetare. Energjinë elektrike po e paguajnë më shtrenjtë, të djathë e të majtë, me shëndetësinë falas janë mashtruar të gjithë qytetarët, jo vetëm të majtët, të djathtët. Të gjithë shqiptarët jetojnë më keq, të gjithë po presim një skenar rumun pasi situata është tejet e elektrizuar, dhe presin një shkëndijë e cila do të jetë më 18 shkurt. Nuk do të jetë fundi i kësaj proteste e cila do të nis dhe do të përfundojë më 18 shkurt, por do të jetë fillimi i një reagimi masiv qytetar mbarë popullor", shprehet Këlliçi. 

Por si gjithmonë të rinjtë janë më radikalë. Kreu i FRPD thotë se i është propozuar strukturave drejtuese të Partisë Demokratike që me 18 shkurt të rinjtë demokratë të ulen përpara Kryeministrisë, ndoshta të ngrenë edhe çadra e të bllokojnë Bulevardin deri sa qeveria të reagojë.

"Anëtarët e forumit në të gjithë Shqipërinë janë të gatshëm për të përshkallëzuar aksionin e opozitës. Jemi të gatshëm për të organizuar protesta të tjera për të ndërrmarrë aksione më radikale, pse jo për t’u ulur në mes të sheshit për t’u ulur aty derisa kryeministri më në fund ta ndaj mendjen se në këtë vend ka ardhur momenti për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe qytetarët shqiptarë të vendosin vetë me votën e tyre të lirë", tha për Report Tv, kreu i FRPD.
 
Ndonëse nuk ka ende një përgjigje për këtë propozim, Belind Këlliçi thotë se megjithatë kjo është një protestë pa kthim.
 
Protesta do të jetë masive thotë kreu i FRPD, ndërsa konfirmon se ajo do të vijojë edhe në ditët në vazhdim.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës

Situata e zjarreve ende kritike, 29 vatra të rëna gjatë 24 orëve të fundit! 15 ende aktive, problematike ato në Tomor, Prespë dhe bjeshkët e Dibrës