Protesta e 22 nëntorit, Basha
"Nuk e gjunjëzojnë shpirtin e lirë"

Protesta e 22 nëntorit, Basha<br />"Nuk e gjunjëzojnë shpirtin e lirë"
Lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 22 nëntorit, kundër rritjes së traksave, energjisë elektrike dhe papunësisë.

“4 ditë na ndajnë nga 22 Nëntori, dita e protestës kombëtare për të drejtat ekonomike dhe sociale të shqiptareve”, shkruan kreu i demokratëve në rrjetin social Facebook , që sipas tij  “aleanca e mashtrimit, krimit e korrupsionit nuk do të mund ta gjunjëzojë shpirtin e lirë qytetar”.

“Të gjithë bashkë në mbrojtje të familjes, punës, shkollës dhe shëndetit. Kundër rritjes së taksave dhe çmimit të energjisë. Kundër papunësisë dhe varfërisë. Kunder dhunës dhe paligjshmërisë qeveritare. Aleanca e mashtrimit, krimit dhe korrupsionit, nuk e gjunjëzon dot shpirtin e lirë të shqiptarit”, shkruan Basha në Facebook.



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën