Pas protestave të dhunshme para Kuvendit gjatë paradites, edhe në ditën e 31-të qytetarët filluan të mblidheshin në sheshin "Skënderbej", për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.
lajm në përditësim...
Gjatë protestës së organizuar sot para Kryeministrisë, të pranishmit mbajtën 1 minutë heshtje, për të nderuar viktimën e aksidentit tragjik të ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku u plagosën edhe 12 persona të tjerë.
Ishte aktivistja Luçiana Kokaj që i kërkoi të pranishmëve të mbanin 1 minutë heshtje, teksa theksoi se nëse Policia nuk do të ishte e angazhuar duke u marrë me protestuesit, ndoshta aksidenti tragjik nuk do të kishte ndodhur. Po ashtu Kokaj tha se ditën e sotme, efektivët e Policisë bënë rolin e rojeve private të biznesmenit dhe botuesit Bashkim Ulaj në Rrjoll.
“Sot ndërkohë që Policia e Shtetit ishte shumë e zënë duke tërhequr zvarrë protestuesit para Parlamentit dhe një pjesë tjetër e Policisë ishte stacionuar në Rrjoll ku po bënte rojën private të Bashkim Ulajt për të vjedhur pronën tonë, kemi pasur një fatkeqësi shumë të madhe në vendin tonë. Një fatkeqësi që edhe mund të ishte evituar nëse Policia do të ishte duke bërë punën e vetë. Kanë humbur jetën 4 qytetarë në autostradën Tiranë-Durrës. Ndaj në shenjë respekti, do ju kërkoja që të mbanim 1 minutë heshtje. Tani ne vazhdojmë me kërkesat tona që janë:
Dorëheqja e Ramës, e qeverisë dhe e kësaj klase politike. Një thirrje do të kisha për gjithë deputetët e opozitës, që thonë se mbështesin protestën. ‘Ku ishit sot kur u shoqëruan protestuesit? Pse nuk e ngritën zërin në Parlament, por ikët ashtu si ikni gjithmonë?’. Sot Policia u bë palë me krimin, duke na tërhequr zvarrë ne”, tha mes të tjerash Kokaj.
Një nga organizatorët e 31 tubimeve që janë zhvilluar në Tiranë, Arben Kola, u distancua nga dhuna e ndodhur sot para ambienteve të Kuvendit nga një grup protestuesish
Kola tha se deri sot protestat kanë qenë paqësore edhe falë menaxhimit të tyre nga Grupi Koordinues, por tashmë, sipas tij, populli kërkon përshkallëzim, dhe për këtë ai thotë se nuk mban përgjegjësi.
“Deri më sot populli ka protestuar në mënyrë paqësore ne nuk kemi qene per dhune, prej sot populli duhet te protestojnë ne mënyre te pavarur ne nuk mbajmë më përgjegjësi. Nuk mbajmë përgjegjësi për arsye se sot atyre u hyri tmerri kur panë koshin, dhe në atë kosh kandidati i parë ishte Tao Balla., Tao plehra, ballukja që është candidate për burg, kryemafizoni Edi Rama, dhe i zuri tmerri”,- tha Kola
Komente












Si zorraxhinj qe jeni rrugeve ju pafshim , talebane, antishqiptar .
Përgjigju