Momenti tensioni u shënuan në protestën që u zhvillua sot para Kryeministrisë. Një qytetare u dhunua verbalisht nga një pjesë e turmës, që dyshuan se ajo ishte aty si e infiltruar e Partisë Socialiste.
Dyshimet lindën pasi gruaja u pa teksa filmonte si shumë të tjerë të pranishëm. Një grup djemsh e ndoqën këmba-këmbës në bulevard, duke e ofenduar, teksa zonja përpiqej t'i shpëtonte keqkuptimit.
Teksa u sqaronte dhjetëra djemve dhe burrave agresivë, se është THJESHTË një gazetare shqiptare që punon në Greqi, një person i afrohet dhe i zbraz shishen me lëng frutash mbi kokë.
Pas ngjarjes, gruaja sqaroi se në protestë po merr pjesë si qytetare e thjeshtë dhe mohoi kategorikisht akuzat se është "patronazhiste".
Lajmi kryesor:
Pas tensioneve te Parlamenti, protesta e 31-të nis me tone kërcënuese, organizatori Arben Kola: Nuk mbajmë përgjegjësi për dhunën e popullit nga sot e tutje











