Protesta e 7 korrikut/ Kalaja: Synohet rrëzimi i qeverisë! Çaça: S’dihen detaje, s’ka seriozitet! Beqiri: Vetëm pse e organizon Berisha s’vij

TIRANË- Gazetari Aulon Kalaja, mbështetës i Sali Berishës është shprehur se në protestën e 7 korrikut, synohet rrëzimi i qeverisë, teksa tha se qytetarët kanë shumë arsye për të dalë në shesh.

“Synohet rrëzimi i qeverisë. Është një protestë e munguar, duhet të ishte zgjedhur nga Basha vitin e kaluar, çështja kryesore është shpopullimi, kjo qeveri po i bën qytetarëve një nxirje jete, po takojmë çdo ditë njerëz që duan të ikin, është momenti për ta parandaluar këtë”, tha Kalaja.

Ndonëse tregoi se do të merrte pjesë, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, tha se detajet se si do të shkojë protesta janë të panjohura, ç’ka ia humb seriozitetin. Ai përfshiu edhe Lulzim Bashën, duke thënë se ka dëgjuar zëra se ky i fundit po tenton ta shkatërrojë këtë protestë.

“Është për të parë se cdo ndodhë, a do rrimë aty deri sa të rrëzojmë qeverinë? Detajet e protestës nuk dihen, ku bazohet ky seriozitet. Ka zëra se Basha po tenton të na prishë protestën”, tha Caca.

Në një mendim diametralisht të kundërtën ka qenë avokati Idajet Beqiri, i cili e cilësoi se protestën e një njeriu që ka dalë jashtë loje edhe ndërkombëtarisht dhe në sy të shqiptarëve

“Kjo është një protestë e njerëzve që kanë dalë jashtë loje edhe ndërkombëtarisht dhe në sy të shqiptarëve, duan të thonë jemi gjallë, por janë të vdekur politikisht, nuk ngjallë shpresë. Do jetë turpi i saj, nuk shkon njeri pas kalit të ngordhur, është një 6 mars i dytë. Do jetë e dështuar se të rrëzosh qeverinë, qeveria duhet të paktën 5% e popullsisë së vendit të jenë në shesh”, tha Beqiri, teksa tha se pikërisht për faktin se është thirrur nga Berisha, nuk do të marrë pjesë në protestë.

Nga ana tjetër, gazetari i Report Tv, Ermal Qori tha se e sheh si një protestë që ka qëllime politike më shumë se qytetare.

“Berisha ka qenë në politik që para se të lindja unë dhe tani kërkon që të marrë pushtetin, kjo nuk është normale”, tha Qori.

Këto reagime vijnë pasi Sali Berisha, njoftoi që më datë 7 Korrik do të organizojë një protestë kundër qeverisë në Tiranë. 

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 29/06/2022 08:35

    7 Korriku, koincidon me ish-festen e Serbise komuniste, eshte organizuar per "shpetimin e Salos" jo per ndonje parregullesi,apo mossukses te qeverisjes aktuale, e cila Shqiperine e ka shenderrua ne KANTIER" ndertimesh cep me cep vendit."Mbeshtetesit" e Berishes,jane edhe hisedaret" e kaosit kur sundonte Berisha,tash Berishes ia kane borxh nje "argat",per shpetim nga NON GRATA. Atdheu mbi te gjitha! Shqiperia e shqiptareve!

    Përgjigju
  • den: 29/06/2022 07:23

    Po,pra do te rrezoje qeverine e vicitolit,do sulmoje me sejmenet e vete me shkalle,vare dhe me çadra me plumba turben e sheqeres Kur te vjen ngordhja ,qeni shurron tek dera e xhamise

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!