Protesta e Berishës/ Nesturi: Për qëllime politike! Murrizi: Për të bashkuar grupin e PD! Karaj: Grupi ‘Bashist’ duhet të shkojë! Krashi mesazh për protestuesit

TIRANË- Protestën e thirrur nga Sali Berisha, mazhorancën nuk e ka shqetësuar. Deputeti Socialist, Lavdrim Krashi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, pati një mesazh për organizatorët, ose më konkretisht Berishën.

“Ne si mazhorancë, Berisha po kushdo tjetër ka të drejtë për të protestuar. Për ne është e rëndësishme që protesta të jetë qytetarë dhe e drejtë, mos të harrojmë që ka një krizë çmimesh, por në bërthamë është lufta në Ukrainë, si rezultat i saj janë ngritur shumë çmimet dhe organizatorët duhet të jenë të kujdesshëm që mesazhin ta përcjellin shumë të qartë”, tha Krashi.

 Për ish-deputetin, Myslim Murrizi, kjo protestë po bëhet për 2 arsye, për të bashkuar grupin e PD dhe për të treguar që Berisha është shumica në PD.

“Për të mbajtur grupin e bashkuar dhe për të treguat që jemi shumicë, nuk rrëzohet qeveria. LSI, Mediu dhe Duka do jenë në protestë. Do fillojnë nga hyrjet, prandaj është zgjedhur jo fundjavë, të premten e gjithë Tirana del nga Tirana. Unë kam qenë para 7 korrikut, jashtë sezonit të verës., por është një nevojë edhe për të shfryrë nervin ato qytetarë, besoj se do ketë shumë qytetarë”, tha ai.

Një batutë e pati edhe për Lulzim Bashën, i cili prej kohësh nuk është shfaqur në publik.

"Ku është Basha? Duhet pyetur Helidon Bendo”, tha Murrizi.

Që kjo protestë është politike, ka qenë i mendimit edhe analisti Plator Nesturi.

“Është thjesht politike dhe një axhendë që s’ka të bëjë me qytetarët, por ringritjen nga hiri si feniks i Berishës dhe për këtë mobilizon njerëzit, nuk shikoj ndonjë shqetësim nga mazhoranca nga protesta që vjen nga PD-ja, kjo sepse problematikën kjo qeveri s’e ka me opozitën, por me qytetarët, opozita dhe mazhoranca duhet të krijojnë besueshmëri të qytetarët, e jo të zihen me njëri-tjetrin”, u shpreh Nesturi.

Përtej përçarjes, juristi Leonard Karaj është i mendimit që grupi ‘Bashist’, duhet të jenë patjetër në protestën e 7 korrikut.

“Protesta është e mirëpritur, por PD duhet ta shprehë, qëllimi im është rrëzimi i qeverisë, si? Si do shpëtojë, jemi në 2022, nuk mund të tallesh më, por të gjitha protestat kanë qenë me një qasje megalllomanike dhe janë zbehur pastaj, s’ka sens të rrish një orë dhe pastaj të ikim në shtëpi. Sa i përket Alibeaj dhe Bardhi, apo Bashist, nëse e ndjejnë vetën qytetarë të këtij vendi, as nuk duhet ta çojnë ndërmend që nuk do marrin pjesë”, tha Karaj.

B.K./Sh.Sh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja