Protesta e 8 janarit/ Administratori i PD: Do të marrim çdo masë shtesë sigurie të nevojshme! Tentativat për të dhunuar partinë do marrin përgjigje ligjore

Protesta e 8 janarit/ Administratori i PD: Do të marrim çdo masë shtesë sigurie të nevojshme! Tentativat për të dhunuar partinë do marrin përgjigje ligjore

1641912029_protestaepd2191080x720.jpeg

Dyert e blinduara duket se nuk do të jenë të vetmet masa që do të marrë selia e PD-së! Administratori i selisë së PD, Albert Avdyli ka bërë me disa se PD-ja do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme, e ndërsa ka paralajmëruar se çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar partinë do të marrë përgjigje ligjore.

"8 janari ishte një ditë e keqe për demokratët! Më 8 janar një skenar dhune i parapërgatitur u zbatua ndaj Partisë Demokratike, duke rrezikuar jetën e dhjetëra demokratëve brenda dhe jashtë selisë. Jo vetëm që urdhëruesit, organizuesit dhe ekzekutorët nuk u distancuan nga dhuna, por rinisën në mënyrë të papërgjegjshme thirrjet për më shumë dhunë dhe për gjak.

 PD nuk mundet kurrë të shndërrohet në arenën e përplasjes mes demokratëve. PD është distancuar dhe distancohet nga dhuna. Për ne, asgjë nuk vlen më shumë se jeta e qytetarëve, jeta e demokratëve, që më 8 janar u perdorën si mish per top nga njeriu që i kanë shërbyer në 30 vite. Të zëvendësosh 44 mijë “anëtarë” të pretenduar partie, me 44 mijë copa betoni, gurë dhe hekura që hidhen mbi kokat e demokratëve që janë brenda selisë, është tentativë për t’iu imponuar shumicës me dhunë dhe mashtrime.

 E dhimbshme ta them, por pas tentativës për të vrarë demokratët, Sali Berisha dhe çdokush tjetër që zbatoi apo frymëzoi dhunën ndaj PD dhe demokratëve, kanë ndërprerë çdo marrëdhënie me partinë dhe institucionin. Çdo tentativë e tyre për të sulmuar apo dhunuar Partinë Demokratike do të marrë përgjigje ligjore.

 Tentativat e tyre për dhunë dhe gjak do të dështojnë, sepse, siç u vërtetua më 8 janar, dhuna dhe gjuha e dhunës është e shkuara dhe jo e ardhmja e kësaj partie. PD do të njoftojë zyrtarisht institucionet ligjzbatuese të vendit dhe partnerët nderkombëtarë për listën e plotë të atyre që organizuan, nxitën, përgatitën dhe ekzekutuan dhunën mbi demokratët, të cilët nuk i lidh më asgjë me selinë e PD dhe me demokratët.

 Pas dhunes se 8 janarit dhe përpjekjeve të vazhduara për të dhunuar dhe dëmtuar selinë e PD, të cilat kanë edhe kosto financiare, PD do të marrë çdo masë shtesë sigurie të nevojshme. PD është e hapur vetëm për debate, diskutime dhe mendim ndryshe, jo për akte dhune që tentojnë të zëvendësojnë shumicën legjitime të demokratëve", thuhet në njoftim.


Lajmi kryesor:

Kryesia e PD me 'dorë të hekurt'! Berisha përjashtohet nga partia që themeloi e drejtoi 22 vite! Basha 'shkrin' Komisionin e Rithemelimit, largon 8 anëtarë,pezullon 19 të tjerë! I mbeten 42 deputetë


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje