Përfaqësues të Aleancës kundër Importit të Mbetjeve dhe aktivistë të Shoqërisë Civile kanë vijuar protestën para parlamentit kundër importit të mbetje.

Në një pronocim për mediat, Aulon Kalaja, përfaqësues i Shoqërisë Civile  ka deklaruar se protesta ka vijuar edhe ditën e sotme për t'u siguruar që dekreti i Presidenti kundër importit të mbetjeve të futet në rendin e ditës, Sipas tij, ky dekret është programuar për t'u futur në rendin e ditës
në Kuvend tre herë por më pas ai është hequr përsëri.

"Ne e gdhimë mbrëmë për të qenë të sigurt sot. Unë kam një mesazh: Të na çlirojnë njëherë e përgjithmonë nga plehrat. Ta votojnë dekretin e Presidentit", u shpreh Kalaja.  
    
Për ambientalistin Sazan Guri, po protestohet sërish sepse sipas tij, parlamenti ka në plan që të kalojë ligjin për mbetjet në seancën 29 dhjetorit. Për të përgjigjja e Kuvendit, se ligji i ndryshuar nuk mund të futet në seancën e sotme parlamentare, është një arsye shumë e fort që ta çojnë deri në fund atë që ata kanë nisur. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)