Protesta e artistëve kundër shembjes së Teatrit/ Report Tv sjell pamje me dron

TIRANË- Ashtu sikurse edhe në protestat e tjera, Report Tv sjell pamje me dron! Në shesh janë mbledhur një numë ri lartë i qytetarëve, të cilët janë rreshtuar kundër shembjes së Teatrit. Protesta është zhvilluar në hyrje të pedonale, përballë ministrisë së Brendshme. 

Protesta nisi në orën 16:30 për të vijuar më pas për rreth 2 orë e 30 minuta. Siç shihet në këto pamje, qytetarët ishin grumbulluar në hyrje të pedonales, e cila përkon edhe me hyrjen drejt ish- godinës së Teatrit.

Ndërkohë, në tarracën e ministrisë së Brendshme, shihen forca të policisë të cilët monitoruan nga lart protestuesit.

VIDEO PAMJE ME DRON ORA 18:00


Lajmi kryesor:

Mbi 2 orë tubim! "Yyyyy", thirrje kundër Bashës, artistët përjashtuan opozitën nga podiumi! Budina: Të mërkurën protesta e radhës


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:37
Protesta e artistëve/ Report Tv sjell pamje me dron ora 18 :30

Ora shënon 18:30. Nga protesta kanë kaluar rreth dy orë, në bulevard janë qytetarët ët shumtë e ndërsa në tarracën e ministrisë së Brendshme, shihen forca të policisë të cilët monitorojnë nga lart protestuesit.

B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë

Atentati në Athinë, Foto e Roan Brahimit i vrarë në makinë