Një banor i lagjes '5 Maji; në kryeqytet të cilit do t'i prishet shtëpia, ka paralajmëruar grevë urie dhe përshkallëzim të protestës nëse nuk i plotësohen kërkesat.

"Deri në grevë urie, deri në pikë të fundit. Gjithçka do të bëjmë për të mbrojtur pronën. Do të përshkallëzojmë protestat. Unë i humbur se i humbur jam. Më mban gruaja me rrogën e saj 20 mijë lekë. Nuk e di Kryeministri që ka shkuar buka 1 mijë lekë? Do të dalim çdo ditë në protestë", tha ai për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Një grup i banorëve të '5 Majit' marshojnë me pankarta në duar! Bllokojnë për gati 1 orë qarkullimin e mjeteve, përplasen me policinë (VIDEO)