Protesta e banorëve të ‘5 majit’, reagon policia: Janë plagosur 8 efektivë, disa të shoqëruar

Protesta e banorëve të ‘5 majit’,  reagon policia: Janë plagosur 8 efektivë, disa të shoqëruar

1645526855_1645524301c3a6f86ca15844e8bb328bff28c52261.jpg

8 efektivë u lënduan gjatë  përplasjeve me banorët e 5 Majit mëngjesin e kësaj të marte, njoftoi Policia e Shtetit.

Bëhet e ditur se ata janë 5 punonjëse të Policisë së Shtetit dhe 3 punonjës të Policisë Bashkiake

Ata kanë marrë lëndime nga sende të forta dhe lëndë djegëse dhe ndodhen në Spitalin e Traumës, duke marrë ndihmën mjekësore.

“Strukturat e DVP Tiranë, të angazhuara në planin e punës, në mbështetje të strukturave të IMT-së dhe Policisë Bashkiake, janë mbështetur më pas nga FNSH që kanë normalizuar situatën dhe kanë krijuar mundësinë për vijimin e shembjeve.

Policia e Tiranës njoftoi se ka shoqëruar disa persona në Komisariat dhe cilido që ka ushtruar dhunë ndaj punonjësve të Policisë.

Policia e Shtetit bëri thirrje të shmangen aktet e dhunës mbi forcat e rendit, në të kundërtën ata do të përballen me ligjin


Lajmi kryesor:

Shemben 12 shtëpi tek ‘5 Maji’/ Banorët përplasen me policinë, hedhin shashka dhe qëllojnë me gurë në drejtim të efektivëve! Policia hedh gazlotsjellës dhe shoqëron 3 banorë (VIDEO)


M.Q./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre

Gjendet trupi i rabinit të zhdukur Zvi Khogan, ministri izraelit i Mbrojtjes: Përgjegjësit e këtij akti kriminal të paguajnë për veprimet e tyre